Revista javore franceze “Le Point”, ka vendosur në ballinë një fotografi të Erdoganit në edicionin e saj të 24 majit me titullin ‘diktator’.
“Diktatori: Sa larg mund të shkojë Erdogan” ishte titulli i plotë.
Por ky titull i ka kushtuar “Le Point” një seri kërcënimesh nga mbështetësit e Erdoganit. Ka reaguar edhe presidenti francez, Emanuel Macron, i cili ka thënë se ‘kërcënimet ndaj revistës janë totalisht të papranueshme”.
“Nuk mund të vendosni çmim për lirinë e shprehjes, pa lirinë e shprehjes, një vend është diktatorial’, ka shkruar Macron.
Ndërkohë, ndaj kësaj ka reaguar Ministria e Jashtme turke.
“Demokracia nuk nënkupton të prekësh limitet atje ku të tjerët fyhen, me një diskurs ofendues dhe me gënjeshtra”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.
“Ajo që po ndodh aktualisht, është hipokrizi”, thuhet tutje në reagim.
360grade.al