Gazetarja Marsela Karapanço ka patur të ftuar ditën e sotme në emisionin e saj “Politika Online” avokatin Spartak Ngjela.
Në mbyllje të emisionit, gazetarja i ka kërkuar Ngjelës të votojë në statusin e ditës, mes postimeve të kryeministrit Rama, ish-kryeministrit Sali Berisha, deputetit Pjerin Ndreu, Ylli Manjanit dhe deputetit Nard Ndoka.
Por Ngjela është nervozuar duke mos e lënë gazetaren që të vijonte me leximin e statuseve, duke i thënë se do të largohej nga studio menjëherë, nëse do të vijonte ende.