Nëndetëset e klasit Seawolf kanë qenë të projektuara si nëndetëset më të mira që ndonjëherë janë prodhuar nga SHBA-të.
E parashikuar të jetë pasardhësja e klasit Los Angeles dhe të mbajë SHBA-të si lidere të luftërave në det, ky klas i nëndetëseve ka pasur edhe kosto të madhe por edhe rol kyç në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik,. Edhe pse vazhdojnë edhe sot të konsiderohen si nëndetëset më të mira që ndonjëherë janë prodhuar, ato kurrë nuk e kanë arritur numrin e planifikuar të prodhimit.
Në fund të viteve të ’70-ta, marina amerikane ishte ballafaquar me një krizë. Bashkimi Sovjetik në vitin 1980 pati marrë informacione nga spiunët, se marina mund të ndjek nëndetëset me raketat që lundrojnë nën ujë.
Si rezultat i kësaj, Bashkimi Sovjetik filloi të prodhojë makineri që mund të prodhojnë raketa më të mira që lundrojnë në ujë. Kështu në vitin 1981, kompania japoneze Toshiba ua shiti makineritë për përpunimin e metalit përmes korporatës norvegjeze Kongsberg.
Nga mesi i viteve të ’80-ta, këto makineri të reja filluan të japin rezultate. Nëndetëset e reja të klasit Akula bënë “që raketat lundruese të jenë pothuajse të padëgjueshme me zero zhurmë gjatë lëvizjes”.
Nëndetëset e klasit Akula mund të lundronin pa bërë zhurmë deri në dy mijë metra thellësi – duke pretenduar se janë më të mira se ato amerikane të klasit Los Angeles, që mund të futeshin në thellësi deri në 650 metra. Megjithatë këto pretendime të rusëve kurrë nuk janë konfirmuar në terren.
Dhe duke parë se Bashkimi Sovjetik po punonte në këtë drejtim që ta mundë me teknologji SHBA-në, marina amerikane iu kundërpërgjigj me klasin e nëndetëse Seawolf.
Ato janë të dizajnuara për të pasur një trup të gjatë të punuar nga çeliku HI-100 me trashësi dy centimetra, që u mundësonte të zhyteshin shumë më thellë sesa nëndetëset ruse.
Çeliku HI-100 është për 20 për qind më i qëndrueshëm sesa HI-80 që ishte përdorur për prodhimin e nëndetëseve të klasit Los Angeles. Si rezultat i këtij avancimi, nëndetëset mund të zhyteshin në thellësi nga 600 deri në 915 metra.
E gjatë plotë 107 metra, Seawolf është e dizajnuar të jetë paksa me shkurtër sesa paraardhësi i saj që ishte shtatë metra më i gjatë, por Seawolf ishte 12 metra më e gjerë. Megjithatë, kjo gjerësi e bënte shumë më të rëndë nga klaset tjera të nëndetëseve, duke arritur peshën totale prej 12 mijë tonë.
Nëndetëset Seawolf kanë një motor me reaktor bërthamor që prodhon jo më pak se 52 mijë kuaj fuqi. Është nëndetësja më e mirë në marinën amerikane që përdor raketa të avancuara që asnjë nëndetëse tjetër nuk i përdor. Seawolf mund të lëvizë me 18 nyje shpejtësi kur është mbi ujë, kurse shpejtësinë maksimale e ka prej 35 nyjeve nën ujë.
Është e specializuar në ndjekjen e nëndetëseve tjera, ka nëntë grukë për lëshimin e raketave, dy herë më shumë sesa nëndetëset tjera. Kur flasim për depozitën e raketave, ajo mund të transportojë deri në 50 raketa të tipit Mark-48, dhe shumë të tjera të tipit Tomhawk.
Është dhjetë herë më e qetë sesa Los Angeles kur është nën ujë, ndërsa kostoja për prodhimin e 12 nëndetëseve të tilla kapë shumën e 33 miliardë dollarëve, që ishte një kosto që asesi nuk mund ta përballonte Bashkimi Sovjetik me nëndetëset Akula.
360grade.al