Nga Fadil Maloku
PROTESTA e nesëme DUHET të jetë e qetë, edhe për arsye se botës së civilizuar i dërgojmë mesazhin e qartë se jemi të gatshëm ta ndërtojmë DEMOKRACINË (e paqenë!), SOVRANTITETIN (e cunguar!) dhe LIRINË (e munguar!)
Në mesin e një million ARSYEVE për të PROTESTUAR janë edhe 11 sish: Zajednica, Demarkacioni, papunëisa enorme, shtrenjëtimet, partizimi I institucioneve të shtetit, varfëria, enorme, pakanaqësia e Dialogut Serbi Kosovë, nepotizmi alarmant, krimi I organizuar shtetërore, korrupsioni galopan, mungesa e transparences…
1.Jo sistemimit të gjithë atyre punëtorëve që humbën vendet e tyre të punës, si rezultat i ndryshimeve ideologjike, teknologjike, dhe moskompenzimit adekuat material! Kjo kategori punëtorësh së bashku me kontigjentet tjera të reja, të shtyrë nga pamundësia e mbijetesës, presionit e frustrimit sociale dhe me vonesat e shkaktuara nga ana e AKP-s, do të vazhdojnë pa nda të kërkojnë hisen e tyre në kulaçin e buxhetit (e mbijetesës)actual!
2.Shtrenjtimeve të padiktueshme në treg: të ushqimit(sipas raporteve të ES-or, për të ia dalur një qytetar kosovar në fund muaj I nevojiten dikun afer 300€, ndërkaq, paga mesatare është nën këtë shifër!), energjisë, shërbimeve shëndetësore…etj.
3.Margjinalizimit apo mospërfilljes së qëndrimeve dhe synimeve të Sindikatave në procesin e vendimarrjeve active(jo folklorike (!) si deri tani: ku vetëm koketonin dhe u korruptonin nga institucionet qeveritare!) të privatizimit. Vetëdijisimi I Sindikatave që do të jenë nën trysnin permanente të kategorive të rrezikuara sociale; do të bëjë që krerët e tyre t’u bashkangjitën turmave të paknaqura për ta korrigjuar pabarazinë që èshtë gjithënjë e më shumë duke u thelluar!
4.Papunësisë alarmante në të gjithë sektorët qofshin ata public apo privat. Në vit në tregun e punës në Kosovë hyjnë deri në 35 mijë të rinj, ndërkaq ky treg absorbon nga 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit! Ku mbesin të tjerët?
5.Rritjes së varfërisë së skajshme të shtresave sociale…Zvogëlimi i prodhimtarisë, shqetësimet sociale,etj. janë parametra që flasin se standardi jetësor ka indicie tejet negative, e që duhet të jetë një shenjë alarmuese për qeverinë në mënyrë që kjo e fundit t’i kthehet zhvillimit ekonomik të hartojë strategjinë, konceptin dhe vizionin e zhvillimit ekonomik.
6.Partizimit të institucioneve shtetërore (qeveria, gjygjësi, prokurori, shëndetësi, arsimim…) dhe atyre joshtetërore (Bordet dhe agjensinonet e pavarura!) në gjitha mandatet e shkuara qeverisëse. Pra, një lloj klientelizmi e konformizmi të paparë në vendet e tranzicionit!
7.Nepotizmit të rrënjosur në gjitha (sferat) këto vitet e pasluftës, ku asnjë I ri nga kontigjentet e reja, nuk ka mundur të hyjë në konkurencë lojale për punësim me moshatarët e vetë, nqoftëse s’ka patur dikend të njohur nga komuniteti I tij social!
8.Paknaqësisë me dialogun e Brukselit, ku sheshazi komunitetit etnik Serb i është toleruar të legjitimojë tash edhe de jure në kuadër të institucioneve (edhe ashtu të brishta shtetërore me Planin e Ahtisarit!) “strukturat paralele”(kërkesat e aprovuara për: heqjen e logos, aprovimin e Asociacioni të komunave ekskluzive serbe(!), përfaqësimin super (pozitiv) diskriminues në Parlamentin e Kosoves!
9.Ankorimit social (social anchoring) apo vërshimit të shoqërisë me vlera të dyshimta devijante reja, të cilat e hamendin qytetarinë e pamësuar me sjellje të tilla. Pra, sjellje të atilla që një shtet normal do të duhej të kishte përgjigjet dhe preventivat e veta.
10.Mungesës së (transparences)një kontrolli shoqëror (social control), që nënkupton përpjekjet e sistemit (lexo shtetit!) për të menaxhuar e sidomos kontrolluar procesin e funksionimit sa më harmonik të raporteve shoqërore ekzistuese sociale, duke i neutralizuar të gjithë agjentët që prodhojnë pakënaqësi sociale, duke filluar që nga organizatat sindikale, grupet e interesit, iniciativat qytetare, shoqërinë civile, etj
11.Vonesës së reformimit të sistemit arsimor, pra, pregaditjes së: kuadrove që për imperative e kanë jo ex katedren, por mësimin dhe gjykimin permanent në mënyrë që studentët të mund të hyjnë në një konkurrrencë lojale me bashkëmoshatarët e tyre Evropian apo gjeneratën e“revolucionit teknologjik”…!
Më duhet të mjaftohem me intuitën apo prirjen sociale (social trend) për t’I identifikuar disa nga këto dukuri shqetësuese në arsimin dhe edukimin kosovar, siç janë:Ajo e funksionimit të administratës pranë Universitetit: Ajo e tolerimit të një raporti akoma hermetik midis profesorëve dhe studentëve: ajo e mbylljes ndaj risive informatike atyre shkencore si edhe teknologjike: Ajo e ligjërimit akoma ex cateder (!): Ajo e mungesës së kuadrove adekuat për lëndë të reja: Ajo e pamundësisë së qasjes në literaturën bashkëkohore nëpër fakultete: Ajo e mungesës së kushteve elementare për studime empirike: Ajo e transparencës dhe përgjegjësisë financiare: Ajo e decentralizimit të mjeteve financiare nëpër fakultete, etj.etj….