Home KRYESORE Horoskopi, 03 qershor 2018

Horoskopi, 03 qershor 2018

Dashi

Me Hënën në shenjën e Demit nuk do t’ju mungojë intuita dhe racionaliteti në punë që siguron njëkohësisht edhe hyrje të mira parash të papritura. Do të tregoni edhe anën tuaj të ëmbël me partnerin.

Demi

Hëna në shenjën tuaj është një minierë e pashtershme projektesh, surprizash dhe krijueshmërish që përcaktojnë disi suksesin tuaj në çdo ambient. Do të takoni njerëz të rinj që kanë dëshirë të argëtohen e të qeshin me ju.

Binjakët

Dembelë dhe të shpenguar, më pak brilantë se zakonisht, nuk do të keni dëshirë të bëni projekte. E diela në përgjithësi do të jetë e mirë ndoshta sepse do të keni mundësinë të kaloni kohën me miqtë tuaj.

Gaforrja

Përfitoni nga kalimi i Hënës tek Demi për të kaluar një ditë pushimi të qetë dhe që e meritoni. Gjithashtu edhe me partnerin gjithçka do të shkojë më së miri pasi do të jeni në një sintoni të mrekullueshme.

Luani

Nga ana praktike e gjërave apo nga ana profesionale nuk do të jetë aq e mirë për shkak të Hënës që është në kundërshtim me pozicionin e shenjës tuaj. Mos u mërzisni, gjithçka do të kalojë mirë në mbrëmje.

Virgjëresha

Nëse keni një projekt për të realizuar, mos humbni kohë, kjo do të jetë dita e duhur për të plotësuar kushtet që kërkohen. Kjo e diel mund të jetë interesante edhe duke u marrë me gjëra të zakonshme, por vetëm në dukje ama.

Peshorja

Përdorni të gjithë energjinë që keni në dispozicion për të rikuperuar dëmet qe ju kanë shkaktuar yjet kohët e fundit. Thellojini më shumë historitë e dashurisë që për ju kanë vlerë gjatë kësaj mbrëmjeje.

Akrepi

Do të jeni disi të shqetësuar për shkak të zënkave që do të keni me partnerin dhe me familjarët tuaj. Mos i dramatizoni gjërat dhe mundohuni të sqaroni gjithçka me urtësi dhe maturi.

Shigjetari

Sot Marsi në shenjë do të bëjë të ndjeheni më të freskët, ndërkohë që sateliti i tokës Hëna, në një pozicion të papërshtatshëm mund të ndikojë negativisht në planin sentimental.

Bricjapi

Në një situatë të ndërlikuar në drejtim të raporteve ndërpersonale, ndoshta do të ishte më e udhës për ju të kërkonit një kompromis. Qoftë edhe për të fituar kohë. Në rënie erosi.

Ujori

Me Hënën negative nuk mbetet gjë tjetër veçse të jeni të qetë dhe të mendoni vetëm për të kaluar një të diel të qetë. Çështje financiare mund t’ju shkaktojnë ndonjë tension me familjarët.

Peshqit

Për të përshtatur dëshirën e ikjes pas një periudhe stresi, një zgjidhje mund të gjëndet, mund të jetë një shëtitje në shoqërinë e miqve të tu më të mirë, një film i bukur, një libër që t’ju stimulojë mendjen dhe fantazinë tuaj. Mirë shëndeti.

Share: