Nga Gëzim Llojdia
1.
Më 30 tetor 1991 në Otranto, Kryepeshkopi mons.Vincenzo Franco, së bashku me drejtorin e Caritas Don Giuseppe Colavero dhe shtatë anëtarë të tjerë, nënshkruan kartën zyrtare të Qendrës “Agimi”. Ky mision i shërbeu mjaftë jugut të vendit me ndihmat e tij.Më 20 nëntor 1991, Gjon Pali II bekon Statutin e Agimi dhe punën e të gjithë atyre që bashkëpunojnë me Qendrën.
“… Papa dëshiron të falënderojë dhe duke shpresuar për nismën e lavdërueshme, bollëkun e favoreve qiellore, përçon për ju dhe për të gjithë që punojnë në Bekimin Apostolik …”(Me letrën e Papa Gjon Pali II).
2.
Botimi nga Prof. Don Giuseppe Colavero të librit “Le montagne sul canale, Otranto-Valona Strada per L’Albania”nga Tipoffsett Colazzo, Corigliano D’Otranto,ishte në mesin e punësive që kishte ndërmarr shoqata” Agimi” me President Don Giuseppe për të ndihmuar shqiptarët c’praj, 4 majit ,të vitit 1991 në Otranto kur në bregdetin pulieze kishin zbarkuar dhjetëra mijëra njerëz. “.Agimi lindi, në një përpjekje për të verifikuar për të ndihmuar , mbi një mijë refugjatë shqiptarë,qw ishin aty. Këtë botim të Don Giuseppe e mora në vitin e botimit ,kur e intervistuam për gazetën lokale rreth ndihmës së paçmuar të Don Giuseppe dhe shoqatës”Agimi” kishte dhënë në Vlorë si dhe në vende të tjera të rajonit.
Ngjan si një histori e largët, mirëpo ata që e kanë përjetuar ndihmën e Agimit i kanë të freskëta kujtimet e saj. Në lagjen Kume të Vlorës, sot është një godinë e mbetur në harresë,përmes objekteve të tjera që kanë zhvilluar qytetin jugor. Ngrehina me dy kate dhe me një arkitekturë mjaftë të pasur qëndron ende aty si një fragment i ndihmës, që kishtarët italian i dhanë vendit tonë në kohën e krizës së madhe të tij.
Kur pyeta Don Giuseppe se përse ishte në kopertinë një foto me Otranton nga ishulli i vetëm i vendit tonë ,qartazi shihej bregdeti italian. Mirëpo një foto tjetër kishte të fiksuar edhe pamjen e vendit të vogël të shqiponjave,Baba Tomori me dëborë si një hije dhe vend i zotave ishte prezent atje.
Don Giuseppe ishte një prift katolik i arsimuar mirë dhe një njeri humanitar. Në fshatin Panaja tw Vlorws , Don Giuseppe dhe misioni i tij humanitar rikonstruktuan me mbi 150 milion lireta shkollën e fshatit duke e rikthyer atë në një qendër të madhe edukimi me kushte të reja,dyer,dritare,pllaka ,tualete.Në fshatin Vajzë të Vlorës,vendlindja e poetit Ali Asllani,ku gjendej një shkollë bash në hyrje të saj një godine, që ishte kandisur si mos me keq, ndonëse asnjë ushtri barbarësh nuk kishte shkuar andej në vitet” 90.
Don Giuseppe shpenzoi mbi 60 milion lireta ndihmë të mbledhur ndër kishat e shtetit italian për të shkollën e katundit Vajzë duke kryer rikonstruksione dyer,dritaresh etj. Miliona lireta u shpenzuan edhe për të rikthyer në identitete shkollën tregtare,në Vlorë një institucion që kishte fillimin e tij nw 8 Nëntor 1924 dhe punonte në kushte jo të favorshme. Don Giuseppe e filloi misionin e tij humanitar si një prift i përkushtuar në vendin ku feja zyrtarisht ishte kyçur me vendimin e shkurtit të vitit 1967.
6 Laborator dentar,qendra gjakut,kurim ne spitalet italiane, 3000 lente,laborator analizash diagnostikimi,2 ekografi, bibliotekë shkencor e kompjuterike,pajisje ambulatore,pajisje për lindje, libra,kurse,sesione shkencore mjekësore ,kurse për fëmijët e verbër,etj.
Misionet humanitare të shumë shteteve midis të cilave italianët duhen vlerësuar ngase kanë ndihmuar në fillimet e vitit ”˜91 mijëra banorë me pako,libra,ilaçe,shtrime jashtë shtetit për të sëmurët etj. Don Giuseppe ishte një prift i thjeshtë me veshjen e tij,me flokët e rënë në pjesën e parme ,i gjatë dhe me një vështrimin thikë. Rezidencën e parë Don Giuseppe e kishte ngrehur ,në qytetin jugor pranë pusit të Mezine, ku aktualisht dhe gjithë kohës janë rezervat e shtetit. Në Vlorë shoqata analoge pati si drejtues pedagogun universitetit të Vlorës, Petraq Truja.
Në vitin 1996, në qytetin e Vlorës u ndërtua një godinë tre katërshe, e financuar nga partnerët italianë, ku do të përqendroheshin aktivitetet humanitare të shoqatës, që do të shërbente edhe si rezidencë e saj. Projekti, mjaft modern për kohën, kishte si arkitekt një specialist italian. Godina u përfundua dhe u vu në funksion. Mjekë italianë në specialitete të ndryshme, bënin vizita dhe konsulta falas, ndërkohë që, në mjediset e saj, funksiononte edhe një bibliotekë e pasur. “Ky objekt, ishte ndër të parët që u grabit dhe u dëmtua në pranverën e vitit 1997”³.
Edhe pse e lanë pa shtëpi (ndërtesa ku kishte selinë Shoqata në Vlorë dhe që shërbente si qendër koordinuese e të gjithë aktiviteteve të AGIMI-it për mbare Shqipërinë, u vodh, u plaçkit e, aktualisht, është preokupuar nga familjen), edhe pse deshën ti prisnin krahët që ai të mos fluturonte për të përhapur dritën e Tij, AGIMI vazhdon të rrezatoje: ndihmat humanitare,aktivitetet e shumëllojshme .Qyetet ky kreu misionin shoqata : Vlora, Berati, Maliq,Bilisht,Gjirokastër,Lushnjë,Sarandë,Librazhd,Tiranë,rrethi i Vlorës.
3.
Kush është Don Giuseppe Colavero,prifti i misionit humanitar :”Agimi”?
Lindur në Carpignano Salentino (Lecce), 1942/04/05.Ai studioi në Otranto, Molfetta, Napoli, Lecce,’u shugurua prift katolik në 16 korrik 1966. Ai mori një licencë në teologji në Fakultetin Teologjik të Jezuitëve në Napoli.
Diplomohet në letërsi e filozofi në Universitetin e Leçes,mësues i kualifikuar i historisë, filozofisë dhe shkencave arsimore. Ka dhënë mësim në seminarin e fesë gjimnazin e Otrantos, në Shkollën e Lartë Shkencor të Maglie,. Ish-pedagog i historisë dhe filozofisë në Shkollën Eksperimentale Liceo “F. “të Maglie. Profesor i filozofisë teorike dhe Shkrimit të Shenjtë në Institutin e Shkencave Fetare të Otrantos.
Themelues i Fratres “vullnetaret e dhuruesit e gjakut” Terra d’Otranto. Drejtori rajonal i Caritas dhe anëtar i Këshillit Kombëtar dhe Këshilli i Caritasit italian në vitet ’90. Themelues rajonal i “Nevojat dhe Shërbimet”.Drejtori i Caritasit në Otranto nw vitet 1975-1998. Drejtor i revistës “Caritas Otrantian” deri në vitin 1998, dhe revista AGIMI deri më sot.
Koordinator i projektit Caritas në jug të Shqipërisë 1991-1995. Themelues dhe President i Shoqatës Ndërkombëtare “Agimi” (Agimi) .Pastor i famullisë “Zonjës së Virgjëreshës Mari” në Carpignano Salentino që nga viti 1997. Menaxher Kombëtare i Jezusi Caritas dhe anëtar i Asambleve evropiane dhe botërore, që nga viti 2005
Ka publikuar:
-Malet e kanalit, Otrantos-Vlore rrugë për në Shqipëri,1993.
– Në rrugët dhe rreth tavolinë, Graphics Panic, Galatina 1996 .
-Shkolla italiane dhe shqiptare, Argo, Lecce 1994 .
– Edukimi për pjesëmarrje dhe demokraci 1994 .
-Ballkani dhe Mesdheu, Botimet Salento, Galatina, 2000,
-Gjiri Adriatik i Evropës 2007.
Ai ka përkthyer ese teologjike dhe vepra shpirtërore nga gjuhët spanjisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Shef i Komunitetit për dhe të pastrehë, AGIMI Eurogiovani në rrjetë (Lecce), Itali.
4.
Më 30 tetor 1991 në Otranto, Kryepeshkopi mons.Vincenzo Franco, së bashku me drejtorin e Caritas Don Giuseppe Colavero dhe shtatë anëtarë të tjerë, nënshkruan kartën zyrtare të Qendrës “Agimi”.Ky mision i shërbeu mjaftë jugut të vendit me ndihmat e tij.Më 20 nëntor 1991, Gjon Pali II bekon Statutin e Agimi dhe punën e të gjithë atyre që bashkëpunojnë me Qendrën.
Rreth një vit më vonë, Ministria e Kulturës dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë njeh zyrtarisht Agimin si “shoqata kulturore dhe humanitare”.Që atëherë ajo shkon në çdo ditë në shumë pjesë të përpjekjeve të Italisë dhe Shqipërisë për pohojnë vlerat dhe parimet e Shoqatës, i mbështetur nga një numër në rritje të njerëzve të cilët, për arsye të ndryshme, janë në kontakt me ta.Në dhjetë vjet ka qenë në veprim të vazhdueshëm në Shqipëri,shoqata Agimi-veçanërisht në pjesën jugore të vendit duke krijuar një rrjet të seksioneve. Rrjet që ka provuar vendimtar për një rritje të rëndësishme kulturore, shpirtërore dhe materiale kulturore, shkencore.