Pas konfirmimit për pjesëmarrje nga të dyja palët, Donald Trump dhe Kim Jong-un, vendi prites i samitit historik, Singapori ka filluar përgatitjet për këtë takim të shumëpërfolur, duke angazhuar një nga njësitë më elitare në botë që të kujdesen për sigurinë e liderit amerikan dhe atij koreanoverior. Bëhet fjalë për njësinë “Gurkha”.
Edhe pse të dy liderët do të jenë gjatë gjithë kohës të shoqëruar nga ekipet e sigurimeve të tyre, për mbarëvajtjen e samitit do të angazhohen edhe policia e Singaporit, përfshirë edhe një kontingjent të “Gurkhave” që do të përkujdesen për sigurinë në vendin e takimit të liderëve, rrugëve dhe në hotele.
“Gurkhat” që në Singapor nuk shihen shpesh, javën e kaluar janë filmuar duke bërë roje në hotelin “Shangri-La” ku edhe ishte mbajtur konferenca për siguri, me ç’rast morën pjesë kryeministri indian Narendra Modi, Sekretari amerikan i Shtetit, James Mattis dhe ministrat tjerë rajonalë. Ekspertë të sigurisë konsiderojnë se prania e “Ghurkave” në këtë konferencë, ka qenë si një lloj parapërgatitje për samitin SHBA-Koreja e Veriut. Përveç armëve moderne që posedojnë, “Gurkhat” janë ekspertë në dyluftim me “kukri” – thikë unike që konsiderohet si armë tradicionale e kësaj njësie.
“Gurkhat” rekrutohen dhe trajnohen në Singapor prej 19 vitesh, dhe gjatë shërbimit të tyre bëjnë një jetë strikte. Në moshën 45-vjeçare të gjithë anëtarët tërhiqen nga detyra dhe kthehen tek familjet e tyre.
360grade.al