Home KRYESORE Itali, 41-vjeçari spërkat shtëpinë me benzinë, shkak xhelozia

Itali, 41-vjeçari spërkat shtëpinë me benzinë, shkak xhelozia

Një shqiptar i cili jeton në Pontedera të Italisë ka kërcënuar jetën e familjarëve të tij, duke spërkatur shtëpinë me benzinë.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari vuante nga xhelozia dhe kësisoj, 41-vjeçari ishte gati t’i vinte zjarrin banesës.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten e tij, në sy të djalit të tyre adoleshent.

Fatmirësisht, policia ka ndërhyrë në kohë.

Shqiptari është arrestuar nën akuzën për tentativë vrasje në rrethana familjare.

s.a/dita

Share: