Home Gjeo-Ekonomia By Pass-i i Vlorës mbetet i braktisur, “Serenissima” shpall falimentin!

By Pass-i i Vlorës mbetet i braktisur, “Serenissima” shpall falimentin!

Kantieri i ndërtimit të By Pass-it në Vlorë gjendet prej më shumë se një viti pa punëtorë dhe mjete pune.

Top Channel shkruan se firmat nënkontraktore shqiptare e kanë braktisur këtë kantier ndërtimi, pasi nuk janë paguar nga kompania “Serenissima”, e cila kishte fituar tenderin për të kryer punimet në këtë By-Pass.

Raporti i auditit të KLSH-së ka gjetur shkelje në mosrespektimin e afateve, të cilat rezultojnë t’i kenë sjellë dëme të konsiderueshme shtetit shqiptar.

Nga projekti në By-Passin e Vlorës deri më tani janë kryer vetëm 10% e punimeve, ndërkohë që, kontrata parashikonte përfundimin e tyre në shtator të vitit 2016.

Ndërtimi i këtij By-Passi është i rëndësisë së lartë dhe pretendohej se do të ndërtohej brenda standardeve europiane, ndërsa do të lehtësonte lëvizjen në qytetin e Vlorës, si dhe do të përmirësonte qarkullimin në jug.

Gjatësia e këtij aksi është 29 km me një fond prej 53 milionë eurosh.

Sakaq, kompania “Serenissima” ka shpallur falimentin në shtetin fqinj të Italisë, ku është e regjistruar, duke përjashtuar përfundimisht çdo mundësi për dëmshpërblim ndaj shtetit shqiptar.

Share: