Home KRYESORE Luftëtarët e ISIS në Shqipëri? Rama: Fantazi e kthyer në akuza

Luftëtarët e ISIS në Shqipëri? Rama: Fantazi e kthyer në akuza

Vetëm pak ditë më parë, Kryeministri bullgar Boyko Borissov gjatë një konference për sigurinë në Tiranë, tha se Shqipëria do të strehojë ish-luftëtarë të ISIS. Kjo deklaratë ka ngritur pikëpyetje dhe ka shkaktuar konfuzion. Edhe pse qeveria ka reaguar përmes Këshilltarit të Sigurisë në Kryeministri Sander Lleshi, i cili bëri me dije se nuk ekziston asnjë lloj ideje apo kërkese për të krjuar një kamp për ish luftëtarët e ISIS në Shqipëri, sërish qytetarët janë të paqartë.

Këtë radhë është vetë Kryeministri Rama, i cili i përgjigjet shqetësimit të një qytetari në FB.

Qytetari“Z.Kryeminister…reagoni me shpejte dhe prere per gjerat sensitive si kjo qe po lakohet ditet e fundit per qendrat e ISIS, mos lejoni te perpunohet opinioni”.

Edi Rama: “E kemi sqaruar qe eshte nje fantazi e kthyer ne akuza dhe s’ka asgje te vertete, zero, por tregon se ne cfare katandie eshte opozita inekzistente e ketij vendi”.

Share: