Home KRYESORE Prindërit e Marvi Mihalit fitojnë: Ata që i vranë djalin mbeten në...

Prindërit e Marvi Mihalit fitojnë: Ata që i vranë djalin mbeten në “arrest me burg”

Është cilësuar gjerësist në media si vrasje për një karikues telefoni, ose ndryshe vrasje për motive banale. Marvi Mihali, djali 22 vjeçar i ish-sportistit Pavllo Mihali dhe mësueses së Liceut Mira Mihali u nda nga jeta padrejtësisht në Gusht të vitit 2017. Por përpos dhimbjes së madhe, prindërit që e kishin Marvin djalë të vetëm, u përballën edhe me drejtësinë e cunguar. Ata denoncuan publikisht prokurorin dhe gjyqtarët që liruan nga burgu 3 bashkëpunëtorët në krim dhe mbajtën brenda vetëm ekzekutorin, pra personin që goditi me thikë fatalisht Marvin. Vetëm pasi ata ngritën zërin në media, o mor masa për të ndryshuar prokurorin e çështjes.

Sot në Gjykatën e Tiranës pati një zhvillim pozitiv, bashkënupëtorët në vrasje u lanë në arrest me burg dhe kjo mund të quhet fitorja e parë për prindërit që kërkojnë drejtësi dhe fitorja përfundimtare do të jetë vendimi i dënimit që do të japë gjykata në muajt në vijim për autorët e krimit të rëndë.

Kështu, sot gjyqtarja Shefkie Demiraj vendosi të lërë me masë sigurie arrest me burg shtetasit Kridens dhe Marsel Alla. Ata akuzohet për për vrasje me paramendim. Nga të pandehurit është me “detyrim paraqitje” vetëm Eugen Bitraj.

Në vendimin e dhënë paraditen e sotme Gjykata e Tiranës ka pranuar që për vrasjen e Marvi Mihalit duhet të akuzohen jo vetëm autori Dejvis Bitraj, por edhe tre personat që e shoqëronin atë dhe që goditën me grushte Marvin.

Aktualisht prokuror i çështjes është Gjergji Tako, i cili me urdhër të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku zëvendësoi prokurorin e Artan Lula. /Opinion.al

Në videon më poshtë denoncimi i plotë i prindërve të Marvi Mihalit, dhënë 3 jave më parë në TCH

Share: