Home KRYESORE Shqipëria vend pritës për refugjatët? Ja çfarë thotë kancelari austriak

Shqipëria vend pritës për refugjatët? Ja çfarë thotë kancelari austriak

Mediat e huaja gjithnjë e më shumë përmendin Shqipërinë si vend pritës për refugjatët që ikin nga zonat e luftës. Sot, gazeta më e madhe në Gjermani “Der Spiegel”, shkruan mbi një takim të Kancelarit austriak Kurz me Ministrin e Brendshëm gjerman Seehofer.

Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së për planin e ngritjes së qendrave të pritjes për refugjatët jashtë vendeve të BE-së. I pyetur direkt nga gazetarët gjermanë se: A është Shqipëria vendi ku do të ngrihen qendrat, përgjigja e tij është: “Do ta shohim”.

“Po, ka përpjekje që të krijojmë qendra mbrojtëse jashtë Evropës, ku mund të strehojmë refugjatë. Ne mund të sigurojmë mbrojtje, por në të njëjtën kohë jo jetë më të mirë në Evropën Qendrore”, tha Kurz.

Më tej e përdishmja “Der Spiegel” shkruan se Shqipëria është vend i mundshëm për të pritur refugjatët. Kjo gazetë citon edhe deklaratën e kryeministri danez Lars Rasmusen javën e kaluar që tha se “duam të krijojnë qendra pritëse për azilkërkuesit e refuzuar nga BE”.

Raportet e medias austriake kanë referuar kohët e fundit Shqipërinë si vend të mundshëm.

Austria do të marrë presidencën e BE në gjysmën e dytë të vitit. Qeveria austriake dëshiron të përqëndrohet në politikën evropiane të azilit dhe mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE, shkruan “Der Spiegel”.

Sakaq, në Shqipëri autoritetet e kanë mohuar se në vendin tonë do të ngrihen kampet e refugjatëve. Sot Kryeministri Rama ka deklaruar se kjo është një fantazi. Lexo për më shume se çfare ka thene Kryeministri ynë. /Opinion.al

Bashkëlidhur: Lajmi i Der Spiegel ne origjinal

Share: