Home KRYESORE Ylli Manjani kundër Metës? Je me qeverinë apo me artistët?!

Ylli Manjani kundër Metës? Je me qeverinë apo me artistët?!

Ilir Meta edhe një herë me urtësi sot kërkoi dialog. Kërkoi që qeveria ti dëgjojë artistët për Teatrin Kombëtar. Por çuditërisht ndaj Metës ka reaguar i pari, ish-ministri i LSI, Ylli Manjani. Përmes një statusi në facebook, Manjani kërkon që Meta të pozicionohet qartë se këtu vendimi i qeverisë është i qartë për të shembur teatrin, ndaj reagimi i presidentit duhet të ishte më i ashpër.

Statusi i plotë i Manjanit:

Nuk e kuptoj thirrjen për Transparencë dhe bisedime me artistët!

Vendimi për të prishur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar një të ri duke dhuruar pronën publike një privati, është kristal i qartë!

Transparent sa më ska! Vendimi është marrë në dritë të diellit dhe mu në mes të Tiranës!

Bisedime për çfarë?! Me kë?! Qeveria e ka vendosur, do ta bëjë këtë gjëmë në dëm të kulturës, ligjit, shoqërisë dhe ekonomisë së Kombit.

Ndaj ç’bisedime mund të bëhen, kur publiku dhe artistët i bien gozhdës, ndësa qeveria patkoit!!!

Çështjet janë:

1. Je me qeverinë, apo me Artistët dhe Publikun!

2. Kush e ndalon qeverinë/ Bashkinë nga kjo poshtërsi dhe si?

Kjo nuk është çështje “paanësie” as për të qenë “mbi palët”…

Lexo edhe/ Meta: Qeveria të dëgjojë artistët

Share: