Home KRYESORE Tenderi u zbulua, por të paktën kërkojini ndjesë Sandrit!

Tenderi u zbulua, por të paktën kërkojini ndjesë Sandrit!

Editorial i HashtagAlbania

Ky editorial nuk do ishte konceptuar fare, nëse nga portali qeveritar Transparenca.al, një faqe organike e kryeministrisë, nuk do ishte bërë reagim ndaj shkrimit në HashtagAL për tenderin 517 mijë euro të prodhimit të spoteve për “Planifikimin e Territorit”.
Fakti që direkt kryeministria u tregua e vëmendshme ndaj problematikës së shkrimit, është për t’u vlerësuar si shenjë përgjegjshmërie (dhe këtu nuk ka asnjë pikë ironie), ndonëse cilësia e argumenteve që u ofruan prej Transparenca.al , nuk duken në favorin e kryeministrisë.

I marrim me radhë:

Së pari, në sqarim mungon arsyeja bazike: Interesi publik i porositjes së një tenderi.

Përse duhen spote televizive për një projekt të rregullimit të territorit?
Do na edukoni territorialisht? Do na ndërgjegjësoni territorialisht? Konkretisht, çfarë synoni të arrini?
Kjo përgjigje bazike nuk vjen në reagimin e kryeministrisë, ndonëse është e qartë se Planifikimi i Territorit është një punë teknikësh, një proces ligjor burokratësh, njësoj siç janë tenderët publikë përshembull, për të cilat qeveria nuk është se ka qejf të bëjë spote ndërgjegjësuese.

Së dyti, reagimi i kryeministrisë është sugjestionues dhe manipulativ. Flitet për shifra që sipas tyre HashtagAL i ka të pasakta, por që kryeministria “di një gjë që ne se dim딝.

Bujrum kontratën, publikojeni, me të gjitha specifikimet teknike të tenderit. Publikojeni tek Transparenca.al të plotë.
Sepse tenderi që HashtagAL e kishte objekt shkrimi paraqet disa problematika që ende nuk janë zbardhur nga Transparenca.al:

”“Si ndodhi që ja dhatë lekët kompanisë private me parapagim? Projekti vazhdon deri në Shtator 2016. Cfarë e justifikoi teknikisht parapagimin e 517 mijë eurove?
Sepse këtë shumë lekësh po ta dorëzosh në bankë për 6 muaj del i kamur dhe nga interesat, apo jo?

”“Tenderat e mëdhenj ndahen në lote. Cila ishte arsyeja që të njëjtës kompani ju besua dhe kompozimi i spoteve, por dhe blerja e kohës televizive?

A paraqiti kontrata paraprake të detajuara me televizionet/radiot kjo kompani?
Apo ende nuk ka hyrë në negociata me televizionet?

”“ A u ftuan direkt televizionet/radiot për të konkuruar në garë?
Mbi cilat parime apo të dhënash teknike do ja besoni negociatat/kontratat me televizionet një kompanie ndërmjetëse që thjesht prodhon spote dhe nuk rezulton deri tani të ketë përfaqësinë e ndonjë televizioni apo radioje?

”“ Në ç’fazë jeni me prenotimin e kohës televizive? Si do funksionojë shpërndarja? Mbi cilat parime apo specifikime teknike është kërkuar perioda dhe intensiteti i transmetimit të spoteve?

Së treti, Kryeministria justifikoi se tenderi nuk ishte shpallur në faqen zyrtare të prokurimeve, sepse një ligj i vitit 2006, e zhvesh nga detyrimi për ta bërë publik tenderin ministren Eglantina Gjermeni.

Por ama ministria kishte në dorë që ta publikonte tenderin në faqen e prokurimeve po të donte, sepse ligji nuk e pengon ta publikojë.
Pse zgjodhët të mos e publikonit shpalljen e garës?

Për më tepër, ky ligji “lehtësues” që i jep luksin ministrave të mos publikojnë tenderat e spoteve televizive, ka një histori interesante.
Ligji në fjalë është iniciuar me këmbënguljen e z.Aleksandër Frangaj në vitin 2006, ndërsa rezultati që erdhi më vonë, ishte se disa kompani të lidhura me z.Frangaj, nisën të kapnin tendera identikë me këtë tenderin e znj. Gjermeni, në shuma të majme dhe po njësoj ja shpërndanin spotet televizioneve dhe u blinin kohën televizive si kompani seksere.

Prandaj ai ligj ka dhe “kleçkën” dhe i jep shansin ministrave që të mos i publikojnë tenderat dhe tenderi të jetë “qark i shkurtër”.

Ky marifet i ligjit është denoncuar me kohë nga z.Rama kur ishte në opozitë. Por a nuk ka dy vite që qeveris z.Rama?

Pse nuk u ndryshua ky ligj që deri dje konsiderohej problematik dhe vatër korrupsioni për blerjen e medias?

Tenderi i zbuluar në HashtagAL tregon se jo vetëm që ligji nuk është ndryshuar, por qeveria rilindëse po e shfrytëzon me kohë të plotë këtë ligj për të realizuar “tenderat e saj”, por sikur të mos mjaftonte, tashmë në emër të këtij ligji që deri dje Rama e atakonte, sot si kryeministër ai po e tund tek Transparenca.al ligjin, për të justifikuar tenderin e vet.

Por tenderi u zbulua, ndaj dhe Kryeministrit, tani i mbetet vecse të falenderojë z.Aleksandër Frangaj që ja la gati ligjin për të vazhduar punën me tenderat, madje si rregull, duhet t’i kërkojë dhe ndjesë z.Frangaj, të cilin deri dje e akuzonte. Sepse sot që i doli tenderi i vet, kryeministri po mbrohet pikërisht me ligjin “e të fala Sandrit”. / HashtagALbania

Lexoni shkrimin e plote te HashtagAlbania dhe reagimin e Ministrise ketu

Share: