Rasti i tre motrave në Lezhë, të sëmura mendore dhe të abuzuara seksualisht është bërë publik disa herë në media, por asnjë masë nuk është marrë. Sot Majlinda Kola, njëra nga 3 motrat me aftësi të kufizuara mendore, ka sjellë në jetë një fëmijë në maternitetin e Lezhës. Lajmi u bë publik nga ish-drejtoresha e Shërbimit Social e cila apelon që institucionet të ndërhyjnë menjëherë.
Alma Jaku shkruan në facebook: “Sot buzëqeshje dhe lot për ardhjen e Gjinit të vogel ! Ndjej gëzim dhe dhimbje te pafund, ne njeren ane qendron deshira e Majlindes per te mbajtur ne krahe si nene birin e saj , ne tjetren dyshimi im a do ja dale ajo te kujdeset për të?
Drejtori i SHSSH, Keler Sufja dhe n/kryetarja e bashkisë Alfrida Marku po hane fara … . Asnjeri institucion nuk gjendet aty ku duhet te jete”.
Më herët në media shkruhej se “motrat me probleme mendore janë të braktisura dhe se institucionet ia delegojnë problemin njera-tjetres. Abuzimet seksuale mbi vajzat me probleme mendore kane ndodhur diten me diell ne rruget e Lezhes, ndersa nje mori institucionesh perfshi Sherbimin Social Shteteror (SHSSH), Zyra e Sherbimit Social prane Bashkisë Lezhe, Prokuroria apo Policia e qytetit kane bere nje sy qorr e njevesh shurdh. Tre motrat Kola me aftesi te kufizuara mendore jetojne së bashku me nenen Agen ne lagjen Beselidhja ne Lezhe në kushte të mjerueshme. Te lena pa kujdestari ligjore dhe te braktisura nga institucionet, te tria motrat jane viktima te abuzimeve seksuale-krime keto te cilat nuk jane zbardhur asnjehere. /Opinion.al
*Më poshtë një foto e postuar në rrjetet sociale, muaj më parë, ku një burrë i moshuar kryente marrëdhënie seksuale, në mes të ditës me njërën prej vajzave të sëmura.
*Në foton kryesore Alma Jaku në maternitetin e Lezhës me foshnjen që u soll në jetë nga nëna me probleme të shendetit mendor!/Opinion.al