Një studim i disa ekspertëve norvegjezë ka treguar se duke nisur nga vitet ’70, indeksi i inteligjencës është ulur.
Studimi është kryer mbi statistikat e 730 mijë testimeve të bëra nga viti 1970 deri në 2009-n.
I publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave “Proceedings”, në të renditen shkaqet që mendohet se shkaktojnë uljen e indeksit të inteligjencës; tendenca e mungesës së leximit të librave dhe shpërdorimi i kohës së lirë, veçanërisht në videolojëra.
Edhe një studim britanik i kohëve të fundit ka arritur në të njëjtin përfundim, duke cilësuar se niveli i inteligjencës është ulur që pas Luftës së II Botërore.
Sipas britanikëve, rënia është verifikuar me 2.5 deri në 4.3 pikë më pak se për çdo dhjetëvjeçar.
Ndërsa një studim amerikan e lidh inteligjencën tek fëmijët ngushtësisht me konsumin e ushqimit me bazë peshku dhe me të lexuarit, si faktorë që ndikojnë në mënyrë thelbësore në rritjen e tyre.
s.a/dita