Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se në vetëm një dekadë importet e ilaçeve janë dyfishuar, duke dëshmuar se importi i barnave në Shqipëri është rritur në ritme të frikshme.
Sipas INSTAT, nëse në vitin 2008 Shqipëria importonte 93 milionë euro produkte farmaceutike, vitin e kaluar shifra arriti në 195 milionë euro.
Statistikat tregojnë se importi i medikamenteve është rritur dyfish nga viti në vit, të dhëna këto që tregojnë se Shqipëria po sëmuret dhe po shpenzon gjithnjë e më shumë për ilaçe.
Ekspertët japin disa arsye se pse konsumi i ilaçeve është rritur me ritme kaq të larta.
Plakja e popullsisë
Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në katër vitet e fundit, numri i shqiptarëve mbi 60 vjeç është rritur me 70 mijë vetë nga 490 mijë që ishte në mbi 560 mijë.
Moshat e larta paraqiten edhe si konsumatorët kryesorë të ilaçeve, pasi shpesh vuajnë nga sëmundjet kronike.
Rritja e sëmundshmërisë
Kur flitet për sëmundjet përmendet veçanërisht shtimi i sëmundjeve të zemrës, atyre tumorale dhe sëmundjeve që lidhen me shëndetin mendor.
Përdorimi pa kriter
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e konsumit të ilaçeve është edhe përdorimi pa kriter i ilaçeve, shpesh pa recetë nga mjeku.
s.a/dita