Lajmi për arrestimin e koreografit të tv Klan, Albi Nako pak ditë më parë bëri bujë në rrjetet sociale. Por sot përmes emisionit “Xing me Ermalin” është zbuluar se gjithçka ka qenë e sajuar.
Koreografi duket se ia ka dalë vërtetë të surprizojë të gjithë të pranishmit, por mbi të gjitha balerinën Alba Hoxha, pasi gjithçka ka ndodhur në ditëlindjen e saj.
Siç duket edhe nga video, pas performancës së trupës së baletit, “policët” futen dhe arrestojnë koreografin duke i lënë të pranishmit të gjithë të habitur.