Sali Berishës ka deshmuar disa sulme kundër disa gazetarëve në vend, duke nisur nga Carlo Bolino, e duke vazhduar me Blendi Fevziun e Andi Bushatin. Cilat janë arsyet?
Mero Bazen thote se Berisha kërkon t’u japë një mesazh publik vartësve të tij Nishani e Basha, (që formalisht i ka “shefa” të tij) të mos bëjnë miq, njerëz që ai nuk i do.
“Një muaj më parë ndodhi diçka. Bolino u fotografua në Presidencë në krah të Bujar Nishanit, mori dhe shtetësinë shqiptare dhe duket se ka një qasje pozitive dhe dashamirëse me Nishanin në medien e tij, duke e respektuar atë gati ”“ gati si president. Kjo është një gjë që Berisha nuk ta fal lehtë. Natyrisht ai ja ka bërë me dije Nishanit mosaprovimin për këtë që ka bërë, por që kjo gjë të mos përsëritet, ai e sulmoi Bolinon publikisht dy herë rresht, për një tender të dekoderave dixhital, në të cilën Bolino
Po me dy gazetarët e tjerë, Fevziu i Tv Klan dhe Bushati që drejton një portal online me emrin Lapsi cfare mendon Mero Baze qe e njeh Berishen me shume se te tjeret?
“Shpjegimi gjendet tek Lulzim Basha. Ky i fundit është shumë i afërt me të dy gazetarët. Vitin e fundit, Bushati është mysafir i rregullt thuajse çdo muaj i drekave me Lulzim Bashën dhe një person me të cilën Basha ndan plot shqetësime të tij privatisht. Portali Lapsi është një mbeshtetëse pa hezitim i PD dhe Bashës. Informacionet që botohen aty janë shpesh të konsultuara në dorë të parë nga zyra e Bashës dhe janë në një gjatësi vale me të. Duke sulmuar Bushatin, që realisht është gazetari më pro Bashës në publik, Berisha është duke i dërguar mesazh Bashës, të mos punojë me armiqtë e tij, por të mbajë distancë prej tyre. Është kjo arsyeja që ai sulmon aq egër Bushatin, edhe pse mbi gjysmat e daljeve publike të Berishës kanë marrë shkas nga lajmet që Basha infiltron tek Lapsi. Në të vërtetë, nëse ka ndonjë gjë që Basha e bën mirë, është pikërisht përpjekja e tij për të diversifikuar rrethin e tij shoqëror dhe duke mos importuar vetëm rrethin e Berishës. Dhe kjo e ka tërbuar Berishën ”“ shpjegon Baze.
Kurse mëria me Fevziun e Tv Klanit duket ka nisur pasi “lejoi” Saimir Tahirin të sulmonte Argitën në emisionin e tij para zgjedhjeve.
“Raportet e tij me Berishën u ftohën, por Fevziu arriti të ndërtojë raporte personale me Bashën. Pas zgjedhjes së tij si kryetar i PD, Basha shkoi në studjon e Fevziut dhe Top Channel-it, duke thyer disa tabu që kishte vendosur Berisha. Edhe pas sherrit të Bashës me Frangajn për lejen e pallatit 13 kate tek hyrja e Parkut Kombëtar, përballë Fakultetit Histori- Filiologji, kur raportet Basha ”“ Frangaj u përkeqësuan, raportet e Fevziut me Bashën u forcuan. Ata janë në kontakt të përditshëm, duke konsultuar shumë qëndrime publike të Bashës. Kjo ka bërë që Berisha t’i tregojë tashmë vendin Bashës dhe t’i kërkojë të mos kthejë në bashkëpunëtorë të ngushtë të tij, armiqtë e Berishës. Thjesht duhet ta dijë që këtë nuk e duron dot dhe nesër të mos i thotë “Doktor, nuk e dija që i kishe armiq”. Tani e ka me shkrim dhe me gojë” ”“ thotë Baze.