Kujdes! Pamje shqetësuese/ Nxirret një trup i pajetë në bregdetin e Durrësit

    Një i moshuar është mbytur paraditen e sotme në Golem. Sipas të dhënave paraprake, ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi ka pësuar infarkt gjatë kohës që ka qenë në ujë.

    Sipas dëshmitarëve, policia nuk ka mbërritur ende në vendngjarje, ndërkohë që pritet të vijë ambulanca të marrë kufomën. Në videon e siguruar, viktima është mbuluar me peshqir dhe gjendet i shtrirë në rërë.

    Dëshmitarët nga vendngjarja raportojnë: “U gjet nje i mbytur ne Golem, Durres, as ambulanca as policia ska ardhur akoma. Dukej rreth 75 vjec dhe mendohet se i ka rene infarkt ne uje, se nuk ishte shume ne thellësi. Trupin e nxorrën 2 çuna.”

    Pamjet e dërguara nga qytetarë në JOQ:

    Nxirret i pajetë në breg pushuesi, pamje horrori në Golem on Vidnews.

    Share: