“Lapsi”: Rama dështon me BE. Nuk do të ketë datë për negociatat

    Sipas të gjitha gjasave kryqëzata e personalizuar e Edi Ramës për të bindur shtetet anëtare të BE që të hapin negociatat me Shqipërinë nuk do të marrë një përgjigje pozitive në samitin e vendeve anëtare të 28 qershori. Një burim diplomatik nga Brukseli konfirmoi për Lapsi.al se po shkohet drejt një vendimi unanim për të mos vendosur një datë se kur do të fillojnë bisedimet dhe shqyrtimi i kapitujve midis BE dhe Shqipërisë. Kjo do të thotë se megjithëse formalisht vendet anëtare nuk do ta hedhin poshtë rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian se Shqipëria është e gatshme për të negociuar, ata nuk do të vendosin një datë preçize se kur do të filloë këto negociata. E thën shqip kjo përkthehet si një shtyrje në kalendat greke e përparimit të vendit drejt BE-së.

    Për të kuptuar më mirë se çdo të thotë vendimi që do të merret në 28 qershorin e ardhshëm vlen të krahasohet si si është vepruar me vendet e tjera. Kështu psh Malit të Zi negociatat iu hapën në fund të qershorit 2012. Por pa kaluar as gjashtë muaj, pra në dhjetor të po të njëjtit vit negociatat filluan dhe palët u ulën në tryezë për të diskutuar kapitullin e parë mes rreth 35 të tillëve që parashikon procesi i negociimit.

    Pak a shumë e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Serbinë, të cilën kryeministri Rama është zotuar publikisht ta parakalojë në garën e përparimit drejt Brukselit. Komisioni Europian vendosi të hapë negociatat me Beogradin në qershor 2013 dhe programoi të parën konferencë ndërqeveritare negociatash në janar të 2014.

    Megjithëse pranimi i Kroacisë për në BE ka kaluar në një rrugë të ndryshme edhe në historikun e saj shohim se BE ka vendosur një datë fikse për fillimin e negociatave, e cila nuk e kalon pak më shumë se gjysëm viti nga marrja e vendimit.

    Pra mjaftojnë këto precedent për të shikuar se hapja e negociatave pa datë është realisht një refuzim për hapjen e tyre. Sepse termi “hapje negociatash” ka kuptim kur vendoset një afat dhe kur palët ulen në tryezë ndërqeveritare për të debatuar lidhur me mbi 30 kapitujt që hapin rrugën e integrimit në BE.

    Pikërishtë për këtë, pavarësisht se kryeministri shqiptar, mund ta shesë si sukses në mediat e tij termin “hapje negociatash” sipas burimeve të Lapsi.al në kryeqytetin belg, ai është thjeshtë një ngelje në klasë. Për arsye që lidhen sa me Shqipërinë, po aq dhe me problematikën e brendshme të vendeve të BE, me sa duket ideja e Francës dhe Holandës për ta stopuar Shqipërinë ka dalë fituese midis 26 anëtarëve të tjerë./Lapsi.al

    Share: