Home KRYESORE Mbyllet me lot protesta e artistëve dhe qytetarëve, rifillon sot pasdite te...

Mbyllet me lot protesta e artistëve dhe qytetarëve, rifillon sot pasdite te Teatri Kombëtar

Ndërkohë që në Parlament u votua me 75 vota pro, ligji që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar, artistët vijonin protestën e tyre jashtë godinës së Parlamentit.

Të rrethuar nga forca të shumta policie, protestuesit vendosët të mbyllin protestën e sotme, për të vijuar nesër në orën 19:00, para godinës së Teatrit Kombëtar.

Artistët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile u grumbulluan që në orët e paradites dhe kanë protestuar gjatë gjithë ditës, kundër votimit të këtij ligji.

Protestës së tyre iu bashkua edhe opozita, që bllokoi foltoren në momentin e votimit dhe më pas qëlluan kryeministrin Rama me kartonët e kuq të votimit kundra./Opinion.al

Share: