Në media gjatë ditës së dielë është raportuar trafik i dendur në zonën e Vlorës e cila sikurse dihet është nyje lidhëse për pushuesit që zgjedhin plazhet e jugut gjatë fundjavës.
Por duket se ngarkesës së shkaktuar nga fluksi I dendur I makinave, kete fund jave ju shtua edhe bllokimi I aksit Rradhimë-Shkolla e Marinës, që sikurse u bë me dije nga Policia Rrugore e Vlorës kishte ardhur për për arsye të zhvillimit të një aktiviteti, prej orës 19:00 deri më 23:00.
Në njoftimin e policisë ndonëse nuk bëhet me dije lloji i aktiviteti dhe organizuesi i tij, thuhej se:
Aksi rrugor Rradhimë-Shkolla e Marinës do të funksionojë vetëm me një kahë drejtimi për lëvizjen e mjeteve. I përdorshëm do të jetë kahu i djathtë i rrugës Rradhimë-Vlorë, kurse kahu tjetër i këtij aksi do të përdoret për parkime.
Drejtuesit e mjeteve që do të qarkullojnë nga Vlora drejtim Rradhimës, luten të përdorin aksin rrugor të Lungomares. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunim e çdo drejtuesi mjeti për zbatimin e këtij sensi rrugor të përcaktuar për mbrëmjen e sotme, në mënyrë që të shmanget trafiku rrugor i rënduar ose bllokuar.
Qartazi Policia e shtetit eshte shume eficente kundrejt organizimeve politike, dhe kur nevojitet ne ngjarje arrin me 10 minuta vonese sic ishte rasti i Radhimes ne kompleksin Havana ku u trondit i gjithe bregu nga te shtenat e armeve midis njerezve!