Përfundon me mbi 70 të vdekur vala e të nxehtit që kishte mbërthyer provincën e Quebecut në Kanadanë javën e kaluar
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në qytetin e Montrealit humbën jetën 34 persona.
Ndërkohë Departamenti i Shëndetit Pubik, u shpreh se situata është normalizuar që prej të hënës, ku temperaturat kanë rënë deri në 27 gradë Celsius.
Sipas tyre, shumica e të vdekurve janë mbi 60 vjeç dhe vuanin nga sëmundjet kronike.
Agjensia e lajmeve CBC tha se morgu në Montreal ishte mbipopulluar, ndërsa trupat janë dërguar në një shtëpi funerali për ruajtje gjatë valës së nxehtësisë.
l.h/ dita