Home KRYESORE Vasili: Qeveria kundër SHBA-ve, DASH konfirmoi se Shqipëria është lavatriçe e pastrimit...

Vasili: Qeveria kundër SHBA-ve, DASH konfirmoi se Shqipëria është lavatriçe e pastrimit të parave

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili thekson se Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar vetëm disa javë më parë për pastrim masiv të parave.

Sipas tij, kullat që po ndërtohen në Tiranë janë prova e qartë për inkriminimin e qeverisë.

Postimi i Vasilit

DASH paralajmeroi pastrimin masiv te parave dhe kullat ne Tirane jane prova e qarte dhe e rende e inkriminimit te qeverise.

Vetem disa jave me pare Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi shume qarte se Shqiperia mbetet vend kryesor i pastrimit te parave.

DASH konfirmoi se Shqiperia eshte nen vezhgim te rrepte per pastrimin e parave si dhe vuri gishtin edhe ne format e ketij pastrimi. Dhjetrat kullat ne Tirane jane prova e qarte, qe fajeson pa asnje ekuivok qeverine e inkriminuar ne kete fenomen shkaterrimtar per ekonomine e vendit dhe per kriminalizimin e jetes politike dhe shoqerore te tij.

Moskonfiskimi i aseteve te veprimtarise kriminale dhe perkundrazi shnderrimi nga qeveria i Shqiperise ne nje parajse dhe lavatrice kolosale te pastrimit te parave jane ne syte e te gjithe shqiptareve,por edhe te partnereve nderkombetare, qe po ndjekin hap pas hapi me te gjitha instrumentet situaten.

DASH konfirmonte ne raport se:

“Vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare.

Burimet kryesore të parasë kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qenieve njerëzore,”

“Ndërtimi, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”, theksohet në raport.

Departamenti Amerikan i Shtetit theksonte : “Institucionet shqiptare nuk janë efektive në luftën kundër pastrimit të parave. Si rezultat, paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht.
Në 2017-n, ligji i konfiskimit anti-mafia është ndryshuar.

Përkundër ndryshimeve në ligj për të përmirësuar aftësitë e prokurorëve për të hetuar dhe konfiskuar asetet në lidhje me të ardhurat kriminale, mangësitë mbeten në zbatimin e ligjit.”

Qeveria tashme eshte vendosur qartazi kunder SHBA-se dhe kunder gjithshkaje qe DASH kerkoi me force kunder pastrimit te parave qe shkaterrojne vendin.

A mund ta pranojne shqiptaret nje qeveri antiamerikane? Sigurisht qe kurre jo.

Share: