Home KRYESORE DEPUTETI I PS REVOLTOHET ME MINISTRIN E QEVERISË; Ja me cilin dhe...

DEPUTETI I PS REVOLTOHET ME MINISTRIN E QEVERISË; Ja me cilin dhe per cfare…

Deputeti i PS Erion Braçe ngre alarmin me tokën bujqësore.

Braçe thotë se 10 muaj më parë i ka kërkuar ministrit Niko Peleshi të ndërhynte e të verifikonte kontratat e dhënies së tokës bujqësore me qera tek biznesmenë të ndryshëm, që s’kanë lidhje me bujqësinë.

“10 muaj mëpas gjendja është kjo në katër fotot e para; Sic duket në tokë nuk ka as luleshtrydhe, as rukola e as fasule,madje nuk ka as oriz!”, shkruan i revoltuar Braçe.

“Ky është krim me super tokën bujqësore, ministër! Troç e qartë krim! Shihe! Është toka më pjellore në vend!” shton deputeti i PS.

REAGIMI I PLOTË:

KRIMI ME SUPER TOKEN BUJQESORE!

10 MUAJ PASI I KERKOVA MINISTRIT TE NDERHYNTE!

10 muaj me pare,

i kerkova ministrit te Bujqesise,

te verifikonte zbatimin e kontratave te dhenies se tokes bujqesore me qira,

tek biznesmene te ndryshem pa lidhje me bujqesine.

I solla te qarte rastin e nje siperfaqe mbi 100 hektare ne Sektor Ferras-njesia Grabian, bashkia Divjake!

Nje kontrate e dites se fundit te qeverise Berisha per Luleshtrydhe, Rukola e Fasule, ishte nenkontraktuar per te kultivuar oriz mu aty!!!! 10 muaj me pas gjendja eshte kjo ne kater fotot e para;

Sic duket ne toke nuk ka as luleshtrydhe, as rukola e as fasule,

madje nuk ka as oriz!

Ka vec ferra!

Toka pas “kultivimit” te orizit u shkaterrua deri ne kete gjendje!

Ka marre fund-me thane bujqit ne Ferras!

Ky eshte krim me super token bujqesore, minister! Troc e qarte krim!

Shihe! Eshte toka me pjellore ne vend!

Nderkohe,

pikerisht ne kemi ndertuar te gjithe infrastrukturen aty;

Vaditje, kullim dhe rruge.

Ndrkohe,

bujqit siper ne koder-Spolata eshte aty,

nuk gjejne me asnje centimeter për serat e tyre;

bujqit ne parcelat ngjitur, mirembajne token me punen e shpenzimet e tyre,

deri ne bukuri.

Shihini pamjet!

Ndekohe akoma, ne te Divjakes, vijojme te sherbejme fort per kominitetin, me sa fuqi mundemi- vaditje e kullim, sic ne keto foto ne Cerme Sektor, madje duke shpetuar edhe banesat e fundit lene nen meshiren e ujrave!

Diferenca eshte e thelle!

E dini pse?

Sepse prona publike nuk mbrohet si “e jona”, madje nga “e jona” e dorovisim si “e tyre” dhe, ata e shkaterrojne si “e jona”! Kaq!

Share: