Home KRYESORE Historia e Republikes…!

Historia e Republikes…!

Pa dashur të lëndoj askënd, në emër të faktologjisë historike është shkencore dhe memoriale që sot të themi se është 11 Janari 2016, pra 70 vjetori i shpalljes së Republikës Popullore në 11 janar 1946.

Asambleja ishte krijuar nga zgjedhjet e përgjithshme të 2 dhjetorit 1945 ku u lejua edhe opozita pa ç’ka se sjella ndaj saj ishte në procesin e zgjedhjeve diskriminuese. Thesi i zi ku futej fasulja me të cilën votohej ishte i shpuar në fund dhe kuptohej se kush votonte për opozitën.

Më pas fillojnë ndjekjet, arestimet dhe gjyqi i famshëm kundër deputetëve. Është e pashlyeshme ajo që tha Shefqet Beja në gjyq para prokurorit Josif Pashko, kur ky i fundit e pyeti: “A e pranon aktakuzën”? Dhe ai tha: Jo. “Po ju në hetuesi keni pranuar”- i uluriti në fytyrë prokurori. “Po tha Beja”, -dhe ngriti fundet e pantallonave ku tregoi këmbët e enjtura nga torturat.

Republika Popullore e Shqipërisë si formë rregjimi ishte Republik dhe rëzoi përfundimisht mbretërinë që e humbi shancin për shkak të qëndrimit në luftën e dytë botrore.

Porse në përmbajtje kjo republik ishte “diktatur e proletariatit” me sekretar të parë të KQ në krye. Pra edhe republik dhe diktatur, një formë jakobine që sundoi 45 vite duke u emërtuar në 1974, Republika Popullore Socialiste.

Pas vitit 1990 u vijua me republik, që në rradhën historike mund të quhet Republika e Tretë. Prova me referendum në 1997 për formën e rregjimit nxorri fituese Republikën Parlamentare. Ëndrra për mbretërinë mbaroi.

Kjo Republik që është sot, mbetet e tillë në formë, sepse në fakt është një “Republik e Korrupsionit dhe e Krimit”. Ligji për dekriminalizimin e Parlamentit dhe administratës e provoi këtë identitet. Historia vazhdon..
PK 11 Janar 2016

Share: