Home KRYESORE Emigrantët afrikanë “pushtojnë” plazhin e nudistëve në Spanjë (Foto)

Emigrantët afrikanë “pushtojnë” plazhin e nudistëve në Spanjë (Foto)

Dhjetëra emigrantë afrikanë janë fotografuar sot duke u dyndur në një plazh nudistësh të Spanjës.

Pamjet dramatike, të marra në plazhin e Tarifës tregojnë një grup prej më shumë se 30 emigrantësh që zbresin nga një barkë përpara se të shkojnë në pyjet përreth plazhit, për t’iu shmangur rojeve kufitare spanjolle.

Kryebashkiaku i portit spanjoll të Algeciras paralajmëroi se qyteti i tij është në prag të një “krize të re emigracioni”,  pasi 1000 të sapoardhur kanë “përmbytur” qytetin e tij vetëm në javën e fundit. José Ignacio Landaluce paralajmëroi se qyteti i tij rrezikohej të bëhej “Lampedusa e re”.

Spanja e ka tejkaluar Italinë si destinacionin e preferuar për ardhjen e emigrantëve në Evropë këtë vit, pas masave të ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, për të ndaluar anijet me emigrantë që hyjnë në portet e vendit.

o.j/dita

Share: