Home KRYESORE I dënuari për plagosje kërcënon një grua në mes të rrugës!

I dënuari për plagosje kërcënon një grua në mes të rrugës!

Një 48-vjeçar nga Mati, paraditen e së shtunës ka kanosur për motive të dobëta një grua. Më pas në gjendje të dehur, ai ka qenë duke drejtuar makinën duke u përplasur me një mjtet tjetër.

Shkëlqim Milkurti, banues në Lis të Matit është arrestuar nga policia, ndërsa mësohet se ka qenë më herët i dënuar për plagosje të rëndë me dashje.

Njoftimi i policisë

Kanos për motive të dobëta një shtetase, si dhe duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur përplaset me një tjetër automjet

Arrestohet në flagrancë nga Policia

Nga Shërbimet e Policisë Rrugore në D.V.P.Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi :

Shkëlqim Milkurti, 48 vjeç, banues në Lis, Mat, (i dënuar më parë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”).

Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobëta në qytetin e Burrelit ka kanosur shtetasen L.B, dhe më pas ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij tip ‘Mitsubishi’, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar por është larguar me shpejtësi dhe për pasojë është përplasur me një automjet tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Y.P, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, ”Mosbindje ndaj urdhërit të Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosje”, parashikuar nga nenet 291, 242 e 84 të Kodit Penal.

Share: