Nëse në ekran është ajo që “thumbon” personazhet e famshëm, në rrjetet sociale janë fansat e saj që i tërheqin veshin sa herë që nuk iu pëlqen diçka nga moderatorja Aulona Musta.
E duket se këtë herë, problem është bërë një foto e publikuar ditën e sotme, ku Aulona shfaqet buzë detit me hiret e saj trupore qe duhet thene jane OK me te madhe.
“Vapë”, – shkruan Aulona krahas fotos sexy që tërhoqi vëmendjen e shume fansave fansave te saj.
“Eheheh sa qesharake që je, me foto provokuese e kam fjalën. Por sa e bukur të duket vetja e zhveshur bre, po mbaje për vete e burrin tënd këtë trup. Oj Zemër nuk ke nevojë me e nda me gjithë BOTEN ???”, i komenton një fans i saji “kritikues”.
Mirëpo Aulona nuk ka qëndruar e heshtur dhe i është përgjigjur.
“E zhveshur? Me rrobabanjo trup? Më fal se nuk e dija që në plazh shkohet me peliçe!” – i kthehet komentuesit.
Ndërsa për skeptikun e rradhës, i cili u lodh nga fotot e plazhit, Aulona i përgjigjet: “Më vjen keq që u lodhe, se unë për vete me pushime jamë shumë e shplodhur”.
360grade.al