Home KRYESORE Teatri, Komisioneri Hahn u përgjigjet artistëve: “Qeveria të na sjellë materiale shtesë...

Teatri, Komisioneri Hahn u përgjigjet artistëve: “Qeveria të na sjellë materiale shtesë nëse …”

Drejtoresha për Zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera, u ka përcjellë anëtarëve të “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” një letër të Komisionerit për zgjerimin në Bashkimin Europian, Johanes Hahn.

Në këtë letër Calavera duke shprehur ndjesën e Komisionerit për pamundësinë që ai pati për të takuar artistët, shkruan se Hahn ka mbajtur shënime mbi argumentet që ata kanë parashtruar në lidhje me vlefshmërinë e ligjit që mundëson prishjen e Teatrit.

LETRA E PLOTË

Të dashur anëtarë,

Faleminderit për letrat tuaja të 12 e 15 korrikut në adresë të Komisionerit Hahn për Ligjin Special në lidhje me projektin e zhvillimit që përfshin ndërtimin e një ndërtese të re për Teatrin Kombëtar në Shqipëri.

Komisioneri më kërkoi t’ju përgjigjem në emër të tij.

Për fat të keq, për shkak të programit të tij tepër të ngjeshur, Komisioneri nuk kishte mundësi të takonte përfaqësuesit tuaj gjatë vizitës së tij në Tiranë gjatë këtij muaji.

Megjithatë, kemi mbajtur shënim me interesim të madh argumentet tuaj në lidhje me vlefshmërinë e ligjit të sipërpërmendur.

Komisioni u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të ofrojnë informacion shtesë për Ligjin Special, me qëllimin për të parë përputhshmërinë e tij me kërkesat e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit midis BE dhe Shqipërisë, si dhe përputhshmërinë me rregullat e BE në fushën e ligjit të konkurrencës dhe prokurimet publike.

Pas paraqitjes së informacionit shtesë, tani Komisioni mund të procedojë me shqyrtimin e nevojshëm dhe të angazhohet në mënyrën e duhur me autoritetet.

Juaja sinqerisht,

Genovieva Ruiz Calavera

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

Tiranë

Dërguar edhe zonjës Romana Vlahutin, Kryetare e Delegacionit të BE në Shqipëri

Share: