Home Gjeo-Ekonomia Banka e Shqipërisë do të blejë sërish euro në tregun valutor

Banka e Shqipërisë do të blejë sërish euro në tregun valutor

Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të blejë sërish euro në tregun valutor për të penguar zhvleftësimin e mëtejshëm të monedhës evropiane. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të ndjekë këtë politikë, për shkak edhe të prurjeve të euros nga turizmi.

Sejko: Pas mbiçmimit të shpejtë të regjistruar në muajt prill dhe maj, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë arriti të frenojë mbiçmimin e kursit të këmbimit. Megjithatë, raporti i ofertës dhe kërkesës në tregut e brendshëm valutor mbetet i zhbalancuar dhe si pasojë e prurjeve të larta sezonale. 

Banka e Shqipërisë vlerëson se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pa ndryshuar normën bazë të interesit. Të vijojë programin e blerjes në tregun e brendshëm valutor me synim frenimin e mbiçmimit të shpejtë të kursit të këmbimit. 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë u pyet edhe për vendimin e qeverisë për ngrirjen e fondit të pagave.

Sejko: Ne nuk parashikonim që të kishim një ndryshim kaq të fortë të kursit të këmbimit, prandaj u detyruam të bëjmë një ndërhyrje. Ndryshimi i kursit të këmbimit ka disa vite që ka filluar, por siç e kemi paralajmëruar muajt e fundit ndryshimi ka qenë më i shpejtë si pasojë e disa faktorëve, si kredia e BERZH, ndikimi i sezonit turistik, etj. Kjo ka bërë që përveç programit të ndërhyrjes në tregun valutor nga banka e Shqipërisë edhe qeveria nga ana e saj të marrë masa. 


360grade.al

Share: