Home KRYESORE Misteri i vdekjes së gruas së gjyqtarit: A kurohej për depresion Enkeleida...

Misteri i vdekjes së gruas së gjyqtarit: A kurohej për depresion Enkeleida Hallunaj?

Vdekja e Enkeleida Hallunajt tronditi kryeqytetin mesditën e sotme. Rreth orës 13:00, në zemër të Tiranës, në zonën e Bllokut, gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj u gjet e pajetë në rrugë. Deri tani policia ka thënë se bëhet fjalë për vetëflijim. Pra, dyshohet se 37 vjecarja është hedhur nga ballkoni i banesës. Rrethanat e shkaqet që çuan një mjeke stomatologe dhe bashkëshorte të një gjyqtari të njohur drej këtij akti mbeten mister! Ajo ishte me profesion stomatologe dhe punonte pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës, gjithashtu ishte nënë e një vajze 7 vjece.

Fqinjët e familjes Hallunaj që u bënë dëshmitarë të ngjarjes kanë treguar për News 24 se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë dhe kanë dalë jashtë. “Kemi dëgjuar një zhurmë, ishte aq e fortë sa nuk e menduam se ishte një trup njeriu. Ka qenë vetëm në shtëpi, sepse nuk kemi parë njerëz të tjerë të dalin. Kanë qenë disa kalimtarë duke kaluar, janë tromaksur. Ne lajmëruam policinë menjëherë”, thane ata.

Po sipas TV News 24, gruaja e gjyqtarit dyshohet se vuante nga depresioni, pasi në banesë i janë gjetur antidepresive. Por, ky fakt nuk pohohet zyrtarisht nga Policia e Tiranës. Kjo e fundit është mjaftuar me një deklaratë të shkurtër të nxjerrë në media pak minuta pas ngjarjes, duke mos dhënë më shumë shpjegime se nga se e gjeti vdekjen gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, që vetëm një ditë më parë mori lajmin e mirë të konfirmimit në detyre, duke kaluar me sukses vetingun. /Opinion.al

Share: