Home KRYESORE Publikohet drafti final për reformën në drejtësi

Publikohet drafti final për reformën në drejtësi

Nga Cerciz Loloci

Pas një pune disa ditore, me marrëveshje dhe mosmarrëveshje mes palëve politike, është publikuar Projekti i Amendamenteve Kushtetuese i përgatitur nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë për reformën në drejtësi.

Ky është drafti, që do t”i përcillet Komisionit të Venecias dhe, ka të përmbledhura në të dhe disa prej rekomandimeve të ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë, por dhe ato të arritura konsensualisht me opozitën, për aq kohë sa ajo ishte e pranishme në mbledhje.

Në 13 janar, pritet që ky projekt t’i përcillet komisionit të Venecias, ndërsa në 21 janar, dite qe ka nje simbolike politike shqiptaret, ekspertët e huaj mbërrijnë në Tiranë.

Sipas nenit 125, Gjykata Kushtetuesja përbëhet nga 9 anëtarë, ndërsa në nenin 126 të këtij drafti theksohet se gjyqtari i Kushtetueses gëzon imunitet. Gjyqtari Kushtetueses mban përgjegjësi disiplinore theksohet në nenin 128, ndërsa nuk lejohet të kryejë asnjë veprimtari me pagesë.

Në nenin 136 theksohet se anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti. Ndërkohë vetë kreu i Shtetit sipas draftit emërohet me 3/5 e anëtarëve të Kuvendit.

Anëtarët e Kushtetueses zgjidhen nga Këshilli i Emërimeve, ndërsa prokurori i Përgjithshëm qëndron në detyrë deri në emërimin e prokurorit të ri…

http://www.noa.al/news/admin/home/noa/public_html/wp-content/uploads/2016/01/projekti_i_amendamenteve_kushtetuese_1.pdf

Share: