Home KRYESORE Servilizmi frankofon i shqiptareve dhe gafat ballkanike te Turqise!

Servilizmi frankofon i shqiptareve dhe gafat ballkanike te Turqise!

Nga Kreshnik Osmani

Para disa koheve po mbaja nje fjalim ne nje konference ne Stamboll. Si gjithmone, i vendosur t’i prish pune vetes, disa gjera i them me hapur se duhet. Te pakten, nje njeri qe ka vendosur te merret me politike duhet te jete pak me i kujdesshem kur flet ose kur kritikon. Une zakonisht, nuk bej kesoj llogarish. I kthehem me pas fjalimit.

Kur ndodhen sulmet terroriste ne France vume re nje solidarizim te madh te shqiptareve. Foto profilesh me flamuj franceze, miljona statuse, histeri antilindje, qirinj te ndezur tek piramida per te renet etj. Qe ne jemi nje popull masivisht servil, kjo nuk ka asnje dyshim. Te me thuash qe ne kete vend ekziston nje “program berthamor” i kultivuar ndjenjash frankofone, gjithashtu nuk e kam te lehte ta besoj.

Perse nuk ndodh i njejti solidarizim me Stambollin sot, ne Shqiperi?! Perveç kryeministrit Rama qe i kerkon ministrave te kabinetit te vrasin turkun brenda tyre, askush nuk eshte kaq i sinqerte ne kete vend. Perse?!

Per kete, kane edhe turqit pjesen e tyre te fajit.

Le t’i kthehemi fjalimit tim ne Stamboll, qe per hir te se vertetes nuk ma merrte mendja se do te duartrokitej aq shume.

“E vetmja lidhje qe kam me ju -te dashurit miq turq- eshte feja ime islame -u thashe-. Edhe ata shqiptare qe ju duan, ju duan sepse kane nje fe me ju. Pjesa tjeter nuk ju sheh dot me sy. Ju kam vellezer ne fe, dhe per asgje tjeter nuk dua t’ia di. Per ibriket e çajit, per bakllavane qe plaka ime e ben njemije here me te shijshme se tuajen, per syltiashin, brekushet e gjera, dhe per menyren si i bini fyellit nuk kam asnje nostalgji.

Me lidh me ju “deshmia islame” dhe kaq. Pjesa ime tjeter eshte Oksident. Eshte Vjene, Rome, Bruksel, Berlin, Amsterdam, Paris. Turqit erdhen ne Shqiperi dhe na kane mbushur ekranet me histori turqeliesh shtepiake qe na imitojne “sex and the city”-n amerikan. I tregojne shqiptareve si shkojne rinia turke ne disko, si zene dashnore, dhe si pine Johny Walker dhe Whiskey.

Ne mes te konferences u thashe me intonacion:

“Ne jemi europiane te lindur, dhe si zihet dashnore, si pihet Whiskey, dhe si degjohet muzike western nuk na e mesoni dot ju, me telennovelat tuaja”.

“Ju-vijova- po i humbisni lidhjet me popujt e ballkanit sepse Republika Laike e drejtuesve “islamike” ka harruar se e vetmja hallke qe e mban te lidhur me rajonin eshte feja e Muhamedit dhe jo perrallat e Ezelit, Gymyshit, Xhananit dhe te gocave te bukura te Turqise. Liberalizmim, seksualietetin, erosin, muziken, sensualitetin, arkitekturen, stilin e veshjes, minifundin, make up-in, shqiptaret e kerkojne ne Paris dhe nuk kane per te ardhur dhe per te narre modelin e Turqise.

Ju luani ne Ballkan me standarte te dyfishta dhe kjo ka per t’iu kushtuar shume. Nje pjese e zyrtareve te tyre ketu, kane nje huq tjeter te padurueshem, te ulet, krejtesisht perçmues, per te gjithe ata qe ata i cilesojne si “besimtare”. Kur takohen me njerez besimtare duken sikur po i ze zgjebja, ndersa pozat me ata qe i peshtyjne çdo dite ne televizor, i marrin duke trokitur dhe duke bere gezuar me verë. Perpiqen vazhdimisht te kene dy standarte.

Nga njera ane ngrejne dhe promovojne bejlere injorante, te trashe, analfabete e defiçente, duke i mbledhur ne festa hallve e pilafi ndersa aleancat elitare i bejne me sojin e larte te minifundeve, te ballove sexy dhe me dashnorët e Skenderbeut, me filmin e te cilit i mbysin ekranet shqiptare sa here vjen Erdogani apo ndonje zyrtar turk ne Shqiperi”

Kjo loje nuk funksionon dhe nuk ka per te funksioniar kurre. Shqiptaret nuk ndjejne me per ju, sepse ju po i mesoni atyre me shume sforco e falsitet, identitetin e tyre te origjines. Ne jemi europiane dhe nese islami do te behet shkak qe te marrim edhe perbuzjen tuaj, si ta doni ju e bejme. Nje pjese do te kaloje me ISIS-in, nje pjese do te fshehe bindjet fetare per te mos u demtuar dhe nje pjese kthehen ne kristiane”

“Ju -turqit- jeni nje popull, qe Zoti ju krenoi me islamin dhe nese krenarine do ta kerkoni me forma te tjera, Zoti ka per t’iu poshtëru”. Kaq mund te medojme prej jush. Asgje tjeter nuk keni me na mësu”

I pari qe ma puthi ballin pas fjalimit, ishte Ali Bulaç, te tjeret nuk i mbaj mend, por kujtoj te me thonin, sa mire na e ke bëre!

Share: