Home KRYESORE “Mos! Të preva veshin…”, videoja “hakmarrëse” e berberit që ka pushtuar rrjetin

“Mos! Të preva veshin…”, videoja “hakmarrëse” e berberit që ka pushtuar rrjetin

Videoja e një berberi është bërë virale në internet, pasi ai frikësoi një fëmijë, duke i thënë se i kishte prerë padashje veshin, ndërkohë që po i priste flokët.

Jude Sannicandro përdori një vesh prej gome dhe gjak fals për të bindur Vito DiPalma që veshi i tij ishte prerë.

Sannicadro tha se ishte thjesht një “hakmarrje” për “luftën e vazhdueshme” që kishte me një nga klientët e tij të preferuar.

Ai ka qenë berberi i familjes prej dekadash dhe shpesh bënte lojëra me Viton. Vetëm pasi ky i fundit i vendosi një buburrec në kasën e parave, Sannicandro mendoi hakmarrjen perfekte.

“Më trembi shumë, pasi më herët kishte dalë një burburec në tualet”, tregoi berberi, duke shtuar: “Ai më tha që është i rritur për të qarë”.

Pasi Sannicadro vendosi të bëjë këtë lojë, i mori fillimisht leje prindërve të Vitos.

Gjatë videos, berberi shfaqet duke i treguar djalit sesa të mprehta janë gërshërët. Më pas ai papritur nis të bërtasë: “Mos lëviz!”

Vito pyet: “Po më rrjedh gjak?” Sannicadro menjëherë merr letra, ku kishte fshehur gjakun fals. Vito fillimisht shfaqet i qetë, por kur ndjen “gjakun” t’i rrjedhë në faqe shqetësohet duke thënë: “Oh jo. Ma!”

Ndërsa Sannicadro i thotë që të mos i tregojë sepse do ta rregullojë duke i ushtruar presion. Por ndërkohë që rrjedh më shumë gjak, berberi i thotë: “Duhet të lajmërojmë ambulancën!“. Në panik Vito kërkon t’i telefonojë të ëmës, por berberi i hedh “veshin” në tokë.

Djali i shqetësuar bërtet: “Ai është veshi im?”, duke kërkuar të ëmën. Por kjo e fundit hyn në dhomë duke qeshur, çka bën që Vito të shqetësohet më tepër.

“Nuk është për të qeshur!” Por berberi i përgjigjet: “Çfarë problemi ka? Ke një vesh tjetër”. “E mban mend rrengun me buburrecin, që më the që s’të bëja dot për të qarë?”,shton ai, ndërkohë që i heq peshqirin.

Vito sheh të ëmën dhe berberin me inat dhe pasi qetësohet pak, thotë: “Por unë nuk qava!”.

“Qave, qave” i thotë e ëma, ndërkohë që djali admiron veshin në pasqyrë.

Kjo video është parë nga 451.000 persona, por berberi thotë se nuk e shqetësojnë kritikat dhe as hakmarrja e Vitos.

a.s/dita

 

Share: