#NukEshteVone për erë progresive dhe në Shqipëri
Korrupsioni nuk është as fenomen natyror dhe as mallkim shqiptar. Shumë shoqëri të prapambetura mbërthehen nga ky virus që minon bashkëjetesën dhe ekonominë e komunitetit.
Gjendja e Amerikës në vitet 1880 i ngjason shumë kapjes së shtetit shqiptar. Në Amerikën e asaj periudhe, korrupsioni kishte kompromentuar të gjithë klasën politike dhe ekonomike të vendit.
Rotacioni mes partive republikane dhe demokratike nuk sillte asnjë ndryshim.
Në këtë situatë ku institucionet ishin të papërgjegjshme sepse ishin zaptuar nga një kastë e korruptuar, amerikanët patriotë ditën të bënin ndryshimin me guxim.
Lëvizja mori emrin Progressive Era dhe kreu reforma të thella politike dhe ekonomike në shumicën e shteteve amerikane.
Reformat konsistuan në zgjerimin e demokracisë, duke lejuar që qytetarët të rivinin në kontroll institucionet shtetërore me zgjedhjen direkte të zyrtarëve të lartë si dhe gjykatësve apo prokurorëve.
Tjetër reformë demokratike dhënia e së drejtës popullit për të shkarkuar në mes të mandatit çdo zyrtar të lartë që abuzonte me detyrën.
Reformat konsistuan dhe në fushat e drejtësisë sociale duke ndryshuar kursin e shtetit amerikan drejt një përkujdesje më të madhe të shtresave në nevojë.
Liderat e Lëvizjes ishin Presidentët e ardhshëm të ShBA-së, Theodore Roosevelt, William Howard Taft, Woodroë-Wilson që ndërtuan shtetin modern amerikan.
Kërkojmë që ShBA të të promovojë modelet e demokracisë së tyre të brendshme, duke i dhënë pushtetin qytetarëve dhe jo ti besojë ende klasës politike të korruptuar.
Kur klasa politike dështon pushteti u kalon qytetarëve për të ndërtuar dhe kontrolluar shtetin e tyre!
Së bashku ia dalim! ShqipON✅