Home KRYESORE Rama-Thaçi, kufijtë s’ja u la pronë “Majko” / Serbisht = Mamaja

Rama-Thaçi, kufijtë s’ja u la pronë “Majko” / Serbisht = Mamaja

AK TAKIM ME QARKUN E TIRANES - Kreshnik Spahiu, duke folur gjate takimit te pare te Aleances Kuq e Zi per qarkun e Tiranes, ne Teatrin e Operas dhe Baletit TKOB.

Nga Kreshnik Spahiu

Pas një shekulli kufijtë e territoreve shqiptare janë bërë sërish pjesë e tenderimit por me një ndryshim esencial, nëse 100 vite më parë n’a tenderuan ndërkombëtarët, tani po n’a nxjerrin në ankand bajraktarët.

Rama dhe Thaçi dy partner ideologjik të së majtës shqiptare sapo kanë filluar një lojë të rrezikshme në Shqipërinë natyrale por dhe më gjerë në Ballkan. Lëvizjet përtej kufijve të oborreve të tyre politike duhen denoncuar si akte të rrezikshme për integritetin territorial shqiptar dhe përmbajnë vepra penale sipas kushtetutave përkatëse për këto arsye:

1- Presidenti apo kryeministri i Shqipërisë dhe i Kosovës nuk kanë asnjë tagër juridik për ndryshimin e kufijve të këtyre dy shteteve pa marrë pëlqimin e dy parlamenteve dhe populllit me referendum.

2- Thaçi dhe Rama kanë nisur një zhurmë “patriotike” për të mbuluar dy tradhëtitë analoge të demarkacionit me kufirin e Malit të Zi dhe delimitimin e ujrave me Greqinë, të dyja respektivisht në disfavor të shqiptarve.

3- Thaçi dhe Rama kanë thirrur në ndihmë ministrin me mbiemër serb “Majkon” të deklarojë shashkën e heqjes së kontrollit të pasaportave Shqipëri-Kosovë, si fishekzjarr përr mos u diskutuar asimilimi dhe humbja e territoreve.

4- Ndryshimi i kufijve nuk është akt politik që zgjidhet me intervista mediatike kryeministrash por me referendum popullor.

5- Thaçi kërkon t’i shpëtojë Gjykatës Speciale duke u strehuar te patriotizmi, ndërsa Rama kërkon të shmangë Vettingun për politikanët që rrezikohen nga ambasadorja e re amerikane që do vijë në Tiranë.

6- Rama dhe Thaçi nuk mund të braktisin 600 mijë shqiptarët e Iliridës në Maqedonin veriore dhe perndimore dhe të konsiderojnë dy katunde në Luginën e Preshevës si korrigjim historik. Harresa nuk është e rastësishme, por e qëllimshme pasi nuk e kanë seriozisht ndarjen e kufijve.

7- SHBA dhe BE s’mund të lihen jashtë këtij procesi kur ato kanë shpenzuar miliarda euro për çlirimin e shqiptarve nga pushtimi sllav.

8- Presheva s’mund të këmbehet me Mitrovicën se atë s’ja ka lënë “majka” as Thaçit as Ramës.

9- Jo rastësisht ka reaguar edhe analisti amerikan, Daniel Serwer, pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi hodhi idenë e korrigjimit të kufirit, duke e quajtur atë një ide të rrezikshme. Ai thotë se kjo mund të sjellë destabilizim të Ballkanit.

Serwer, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se kjo ide nënkupton në fakt ndarje dhe shkëmbim territoresh dhe ai mendon se zoti Thaçi nuk mund ta kishte hedhur idenë, pa rënë dakord me zotin Vuçiç dhe se perëndimi mund ta ketë pranuar si zgjidhje. Kjo sjell destabilizimin e Ballkanit

Për të gjitha këto arsye, lojës Rama-Thaçi për ndryshim kufij dhe këmbim territoresh i ka dalë boja dhe i vjen era e tradhtisë, por qē fatkeqsisht do jetë me pasoja shekullore, pasi shqiptarët vazhdojnë të falin dhe humbin territore kuqezi.

Share: