Home KRYESORE 74 vjeçarët trendi në politikë.

74 vjeçarët trendi në politikë.

Nga Luan Kurti

Topalli e bëri të ditur se nuk ka PD pa B(ë)rishën! Kur themi B(ë)risha kuptojmë Partinë, kur themi Partia kuptojmë B(ë)rishën! Dhe Partia bën çdo populli! Populli dem-okrat! Dhe kryedem-okratja kujtoi sesi dikur në Vlorë i kishin vënë kallashin në kokë! Jo Kallashin e Prishtinës, të kuptohemi se ajo s’ka mendere, por një me plumba kinez! Ku ishte Luli atëherë, bie fjala! Lozte e ka kush e ka me kalamajat e mëhallës dhe tani shitet si kry’tar! Kësaj i thonë hajde mama të tregojë arat! Dhe mjaft flirtove me pushtetin Lul, mos u dridh sa andej këndej! Topalli është e sigurtë se do jetë në listën për deputetë në 2017, përndrysh!… Lul gjej vend e futu se të hëngri… – Saliu! Ky në konferencën për shtyp tha se edhe në Venezuelë fitoi një 74 vjeçar! Dhe plakut dëgjojani “fjalën”…., se i del. Sa për atë që përflitet se Rama do blinte ca deputetë të djathtë e bëri të qartë se e ka kot! Dekriminalizim pa PD-në, pra pa Berishën nuk ka! Këtë se Lu asnjë Lu dhe jo më një Lu me “l” në fund.

Share: