Home KRYESORE Horoskopi ditor, e mërkurë 8 Gusht 2018

Horoskopi ditor, e mërkurë 8 Gusht 2018

Dashi

Sot do të jetë një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Nëse doni të spekuloni pak, sot keni fatin në dorën tuaj. Në punë do të përfitoni nga rastet që do t’ju vijnë. Në dashuri do të konkretizoni një dëshirë.

Demi

Kërkohet angazhim i fortë nga ana juaj. Këshilla për sot është se duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë. Mos jini kategorik dhe të prerë në çdo gjë.

Binjakët

Intuita nuk ju tradhton. Sot yjet ju këshillojnë të veproni në bazë të instinktit tuaj sepse do të jeni shumë intuitiv. Në punë duhet të jeni seriozë për të shmangur çdo zhgënjim të mundshëm nga ata që ju rrethojnë.

Gaforrja

Sot do të ndjeni pasiguri të shumta në vetvete. Do të ndiheni të shpërqendruar dhe nuk do të mund të merrni iniciativa të rëndësishme. Në jetën private nëse jeni vetëm do të programoni një mbrëmje brilante.

Luani

Kjo e sotmja nuk do jetë një ditë fortë e mrië. Diçka mund t’ju bezdisë sot, bëni kujdes me miqësitë e sapokrijuara. Në punë mund të vijnë pagesa të papritura, sidomos për ata që janë në profesion të lirë.

Virgjëresha

Sot do të jeni të sigurt në vetvete. Intuita do t’ju udhëheqë në të gjitha vendimet që do të merrni. Në punë do të kapni sa më shumë mundësi të reja që u ofrohen. Në dashuri do të merrni një moment pauzë. Gjërat duken mirë.

Peshorja

Një ditë e mirë kjo e mërkurë. Do të njihni miq të rinj që do t’ju bëjnë për vete me kulturën dhe elokuencën e tyre. Në fushën e ndjenjave partneri do t’ju habisë me origjinalitetin e tij.

Akrepi

Probleme në horizont. Ato lidhen me punën tuaj. Gjithsesi do jetë problem i vogël për tu zgjidhur. Yjet ju këshillojnë që të keni më shumë besim në vetvete dhe të pranoni limitet tuaja. Do të surprizoheni.

Shigjetari

Sot do të jetë dita e “zgjidhjes së hesapeve”. bëhet fjalë për zgjidhjen e një keqkuptimi me një kolegun tuaj. Në dashuri duhet të reagoni me qetësi, mos u nxitoni. Ajo që duhet të bëni është të ndani të vërtetën nga gënjeshtra.

Bricjapi

Juve ndiheni të sigurt tek vetja dhe i besoni intuitës suaj. Por këshilla ëhstë se duhet të dëgjoni këshillën e njerëzve që ju duan të mirën dhe që ju vënë përballë realitetit, kështu që merrni parasysh sugjerimet tuaja. Dita do të ecë mirë.

Ujori

Lajme të mira sa i takon punës suaj. Gjatë kësaj të mërkure ju mund të merrni njohuri të reja që do të jenë shumë të rëndësishme për zgjerimin ose zhvillimin e fushës tuaj profesionale. Kapni mundësitë.

Peshqit

Juve ndiheni të pasigurt. Do të keni nevojë për besim dhe siguri nga ana e atyre që ju rrethojnë në ambientin e punë. Në jetën private do të keni nevojë për pak fat. Por, mos i humbisni shpresat.

Share: