Home KRYESORE ‘Të fala nga …’ Çfarë i tha vrasësi, Fatbardh Licit, para se...

‘Të fala nga …’ Çfarë i tha vrasësi, Fatbardh Licit, para se ta ekzekutonte

Një person i maskuar zbriti nga makina, iu afrua një metër 53-vjeçarit Fatbardh Lici dhe e qëlloi me armë.

Por përpara se ta vriste, autori i kishte thënë ‘të fala’ viktimës.

Të paktën kështu ka thënë një dëshmitar që ishte aty pranë.

Më pas, vrasësi zbrazi 15 plumba me një armë automatike të llojit ‘Scorpion’.

53-vjeçari Fatbardh Lici ndërroi jetë menjëherë.

Ai po pinte kafen e mëngjesit në një lokal në lagjen Kiras.

Viktima është vëllai i Mustafa Licit anëtar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. 7 vite më parë, Fatbardh Lici është akuzuar si autor i vrasjes së Astrit Kurmemajt.

Për vrasjen e sotme, policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje.

Deri tani nuk ka asnjë dëshmi të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e vrasësit. Uniformat blu kanë gjetur edhe makinën tip Benz që u përdor për vrasjen e 53-vjeçarit.

Mjeti u gjet duke u djegur në fshatin Dobraç pak minuta pas ngjarjes. /AbcNews

Share: