Home KRYESORE Duaje vetminë tënde….Nga Rainer Maria Rilke

Duaje vetminë tënde….Nga Rainer Maria Rilke

Letra një poeti të ri

Përktheu:Elona Caslli

Prandaj, i nderuar Zotëri, duaje vetminë tënde dhe përpiqu të këndosh me dhimbjen që ajo të shkakton. Je larg njerëzve që ke pranë dhe kjo do të thotë që hapësira rreth teje po zgjerohet. Lumturohu me rritjen tënde gjatë së cilës nuk mund të marrësh askënd me vete dhe sillu mire me ata që janë pas teje; ji i sigurt dhe i qetë para tyre dhe mos i mundo me dyshimet e tua dhe mos i frikëso me gëzimin apo besimin tënd, sepse nuk do të të kuptonin. Kërko ndjenja të thjeshta dhe të vërteta që mund t’i kesh të përbashkëta me këta njerëz dhe kjo nuk do të thotë se ti vetë duhet të tjetërsohesh teksa shndërrohesh në vazhdimësi. Kur i takon këta njerëz, mos e duaj jetën sipas mënyrës tënde dhe tregohu i butë me ata që po plaken dhe që e kanë frikë atë vetmi, tek e cila ti beson aq shumë. Mos prit të të kuptojnë, por beso tek një dashuri që u vu mënjanë për ty, si një trashëgimi dhe ki besim se tek kjo dashuri ka një forcë dhe një bekim aq të madh sa ti mund të udhëtosh aq larg sa ta do zemra, pa patur nevojë të dalësh prej saj.

Share: