Home KRYESORE Mielli i sekuestruar: Provokim i panevojshëm i një lufte ekonomike me Kosovën

Mielli i sekuestruar: Provokim i panevojshëm i një lufte ekonomike me Kosovën

Nga Vojo Bregu*

Provokimi i panevojshëm i një lufte ekonomike me Kosovën, për një diferencë me presje dhjetore prej vetëm 0.55 % të nivelit proteinik të miellit, për interesa klienteliste dhe okulte financiare, do të sjellë pasoja të rënda në ditët e ardhshme, për bizneset shqiptare që eksportojnë në Kosovë.

Kosova nuk do të eksportojë më miell në Shqipëri, pasi është produkti i vetëm që eksporton, në vlerën e rreth 8-10 milionë EURO-ve. Shqipëria nuk do të eksportojë më produkte në Kosovë në vlerën e 450-500 milion EURO-ve. Diferenca është e qartë.

P.S. Për ta bërë te kuptueshme, mielli i bllokuar nga Kosova kishte niveli proteinik 11.45% nga 12% që duhet të jetë. Italia e ka 9 % nivelin minimal te proteinës në miell.

*Ish-sekretari i ministrisë së bujqësisë
Image may contain: bedroom and indoor
No automatic alt text available.
Image may contain: indoor
Image may contain: bedroom and indoor
Autoriteti Kombetar i Ushqimit

1 hr

AKU BLLOKON 55 TON “MIELL GRURI” NGA KOSOVA E SERBIA

Në kuadër të masave të përforcuara për sigurinë e cilësinë ushqimore të produkteve që importohen, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 55 ton “miell gruri”.

Trupa inspektuese e DRAKU, Kukës gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Morinë evidentuan 2 subjekte të cilët do të fusnin në Republikën e Shqipërisë produktin “miell gruri” me origjinë nga Kosova dhe Serbia.

Konkretisht, për ngarkesën 30 ton “miell gruri” nga Kosova me nr.loti 06, pas analizave të kryera nga laboratori i DRAKU, Durrës ky produkt rezultoi me nivelin e proteinës më të ulët se ai i deklaruar në dokumentacion dhe më i ulët se norma e lejuar për prodhim buke. Konkretisht sipas ekzaminimeve laboratorike niveli i proteinës rezultoi të ishte 11.37 % , 11.44% dhe 11.5%, ndërkohë që në fletë analizën që shoqëron produktin, niveli i proteinës është shënuar 12.08% kurse në ambalazhin e produktit është max 13%.

Ndërsa për ngarkesën 25 ton “miell gruri” nga Serbia produkti nuk kishte përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues. Pra, raport analiza nuk ka nr.loti, date prodhimi/skadimi që ta lidhi me produktin 25 ton miell gruri. Për më tepër niveli i proteinës së deklaruar në raport analize(12.74%) është i ndryshëm nga ai që shënohej në ambalazh të tyre (9.5%).

Menjëherë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri bllokimi e ngarkesës me sasi 55 ton bazuar legjislacionit në fuqi dhe do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.


360grade.al

Share: