Nga Dr. Lorenc Gordani*
Ne këtë analize do të përpiqemi të ofrojmë një pasqyrë mbi qasjen për të marrë një rezultat pozitiv në ankandin për parkun diellor te Akërnisë. Megjithëse problemet komplekse dhe nevojën për konsiderata të thelluara, përmbajtja ne mënyre koncize e sa këtu sjelle, do te sillte jo vetëm një mundësi reale për te rezultuar fitues, por mbi të gjitha do ofronte me afër financimit te projektit me interesa me te ulëta dhe zbatimit me sukses te ndërtimit dhe operimit.
Kuadri i ri i politikave publike dhe normative
Strategjia e re për sektorin e energjisë deri në vitin 2030 bazohet në dy shtylla kryesore: zhvillimin e reformave për të nxitur liberalizimin e tregut në kontekstin e integrimit rajonal dhe zhvillimin e qëndrueshëm ne kuadër te angazhime te ndërmarra nga pjesëmarrja në Komunitetin e Energjisë. Kështu, plani i ri i veprimit deri në vitin 2020 ka gati trefishuar objektivin e fotovoltaikës nga 50 MW në 120 MW dhe ka me shume se dyfishuar atë të erës deri në 70 MW. Sipas ligjit të ri për burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE) të miratuar në 2017, kuadri i përgjithshëm i projekteve të rinovueshme është përcaktuar te bazohet ne mekanizmin e ankandit (Kontratat për Diference – CfD).
Në këtë drejtim, duke pasur parasysh se nga viti 2002 deri në 2017, Shqipëria ka pasur një rritje të konsiderueshme ekskluzivisht në zbatimin e projekteve hidroenergjetike, u mendua që të punohet për te ndryshuar paradigmën e burimeve të ripërtëritshme. Duke pasur parasysh varësinë e plotë të Shqipërisë nga prodhimi i energjisë nga hidrologjia, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është mobilizuar për të ndihmuar vendin të diversifikojë burimet e veta gjeneruese me diell dhe erë, të konsideruar si prioritetet në afat të shkurtër.
Në praktikë, në fillim të majit 2017, BERZH-i dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi (MoU), pasuar nga një tjetër ndërmjet BERZH-it dhe Sekretariatit të Energjisë në Vjenë, mbi bashkëpunimin për kuadrin rregullator dhe zhvillimin e projekteve të energjisë diellore, përmes zbatimit të proceseve konkurruese për të mbështetur energjitë e rinovueshme alternative.
Në këtë drejtim, hapi i parë ka parë mundësinë e hapjes të Matjes Neto deri në 500kV dhe miratimin e tarifave prej 100 Eur/MWh për parqet solare deri në 2MW. Kohët e fundit, ndërsa është hyre ne fazën praktike te implementimit te paketës së parë të fotovoltaikës prej 20 MW, MIE ka hapur procedurën e tenderit për përzgjedhjen e ofertuesit për ndërtimin e impiantit fotovoltaik mbi 50 MW.
Lajmi i PvPP në tokat e kripura te Akërnisë (Vlorë) është mirëpritur nga investitorët ndërkombëtarë. Ai përfaqëson një inovacion në shkallë të gjerë për përfitimet dhe mundësitë e ofruara, duke bërë që nga këtu ne vijim asgjë të mos jetë e njëjtë si më parë për të gjithë sektorin energjetik në Shqipëri. Rezultati pozitiv i të cilit pritet të përdoret për të zëvendësuar edhe pjesën tjetër të 600 MW të planifikuar në hidroenergjetike deri në vitin 2020.
Karakteristikat kryesore të projektit Akërnisë
Për sa më sipër, qasja e re bazuar ne një tender për kapacitete, ndryshe nga ato për impiantet PV nga 2 MW, do të zgjidhë ne baze shumë problemeve komplekse, si lidhja e rrjetit, dhënia e lejeve dhe sidomos pronësitë e tokës. Megjithatë, fakti i të konsideruarës te se terës në një pakete, kërkon se pari zotërimin e një kompleksi njohurish mbi aspektet rregullatore, ligjore dhe teknike për zhvillimin e një propozimi të suksesshëm në krahasim me konkurrentët, e cila gjithashtu te jete e qëndrueshme me tej për të arritur zbatimin e projektit, marrjen e financimit, prokurimit dhe komisioneve, ndërtimin dhe testimin, si dhe menaxhimin e suksesshëm për të paktën 30 vjet.
Avantazhi i këtij projekti të parë në shkallë të gjerë është i lidhur me vendin e përzgjedhur me rrezatim diellore nga më të lartët në Evropë, për një potencial prej mbi 1600 kWh/m2. Sipas një raporti të UNDP-së për vitin 2013, nëse potencialet fotovoltaike shfrytëzohen plotësisht, ekziston mundësia për të siguruar deri në 10 herë nevojat energjetike të vendit. Megjithatë, jo i gjithë vendin mund të mbulohet me panele dhe ky është vendi më me shume diell (pra edhe më i miri teknikisht). Për më tepër, duke marrë parasysh nevojën për energji në zonë, shmangen humbjet aktuale të rrjetit. E gjithë kjo është konsideruar nga shumë institucione që mbështesin sektorin siç janë BERZH-i, Sekretariati i Energjisë, IRENA, etj., si teknologjia më e mirë për të diversifikuar prodhimin e ardhshëm.
Pra themelore është kuptimi i objektit në diskutim dhe risitë e tij kundrejt propozimeve te pa kërkuara. Përzgjedhja e projektit për ndërtimin e sistemit fotovoltaik do të bëhet përmes një konkursi të hapur ndërkombëtare. Ndër te tjera, për prodhimin e energjisë elektrike do të ketë mbështetje Feed in Premium (FiP) për një kapacitet të instaluar prej 50 MW. Përveç kësaj, objekti i ofertës në zonën Akërnisë sheh ndërtimin e një kapaciteti shtesë prej 20 MW deri në 50 MW, të cilat nuk do të jenë pjesë e masave mbështetëse. Kjo do të thotë se zhvilluesi duhet të marrë në konsideratë hyrjen në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar – një aspekt që kërkon një vlerësim të mirëfilltë dhe aftësi shtesë përgatitore në lidhje me projektet e deritanishme.
Në lidhje me hyrjen në treg, sistemi fotovoltaik do të lidhet me rrjetin transmetues 110 kV. Ky rrjet tashmë është përforcuar ose rindërtuar kohët e fundit, dhe studiuar kapaciteti i tij në zonën rajonale – duke përfshirë tregun fitimprurës grek, i cili hap rrugën për atë italian. Kështu, impianti do të jete i lidhur direkt me një nga “autostradat” e sistemit energjetik shqiptar, duke e bërë atë shumë praktik për eksport në të gjithë rajonin (në këtë drejtim, OST tashmë ka prokuruar platformën e shkëmbimit të energjisë).
Bazuar në atë që është zbardhur deri më tani, autoriteti kontraktues nuk ka përgatitur një projekt teknik të përgjithshëm për të identifikuar lokacionin e nënstacioneve, lidhjen me rrjetin dhe rrugën e qasjes, fakt qe bashkuar me adoptimin e kodit te lidhjes për PV me rrjetin e transmetimit evropiane se fundmi, lënë fakultetin e plote në propozimin e zhvilluesit. Si më sipër, do të thotë se shumë çështje mbeten të hapura për konsideratat negociuese, në veçanti lidhur me mosbalancimet, dispeçerimin me përparësi, përgjegjësitë për c’kyçjet, etj.
Kriteret e vlerësimit për ofertat
Sipas sa bere e njohur, kriteret e vlerësimit të ofertave do të përfshijnë pajtueshmërinë me kriteret ligjore dhe besueshmërinë e ofertuesve. Rëndësia më e madhe për përzgjedhjen e fituesve do u jepet aftësive teknike dhe financiare të kompanisë, të vlerësuara me 70 pikë. Megjithatë, oferta financiare është vlerësuar kryesore, duke i dhënë me vete deri në 30 pikë te tjera. Kjo përfshin listimin e ofertave ne radhe zbritëse për tarifën fikse në Euro/MWh si pjesë e masave mbështetëse për 15-vjet, dhe ne radhe ngjitëse për sa i përket angazhimit për të ndërtuar kapacitete shtesë nga 20 MW në 50 MW, të cilat nuk do të jenë pjesë e masave mbështetëse.
Për me tepër, përveç çështjeve të tregut, është e nevojshme të dihen kostot reale, ku veçanërisht ato fiskale janë më të vështirat dhe mund të jenë pjesë e negociatave. Si çështje të rëndësishme mbeten edhe ato të ndërtimit dhe mirëmbajtjes. Prandaj, objektivat kryesore të një detyre për përgatitjen e studimeve teknike duhet të shqyrtojnë dispozitat ligjore dhe rregullatore që ekzistojnë në Shqipëri, duke marrë parasysh reformat e vazhdueshme dhe të planifikuara, në veçanti për sa i përket mosbalancimeve, standardeve të ndërtimit që duhet të zbatohen dhe regjimit te taksave. Kështu, zhvilluesi i studimeve teknike duhet të zbatojë analizat e nevojshme afatgjata të ndjeshmërisë me rekomandimet për të gjitha ndryshimet e ardhshme në legjislacionin dytësor dhe standardet rregullatore.
Për sa më sipër, është gjithashtu e nevojshme të vlerësohet në lidhje me përshtatjen e mëtejshme në përputhje me udhëzimet e hartuara nga BERZH-i për hartimin dhe zbatimin e proceseve konkurruese në mbështetje të energjive të rinovueshme, duke marrë parasysh gjithashtu dispozitat aktuale, planet ekzistuese dhe të kontekstit të tregut. Si të bëhet një vlerësim i opsioneve teknike për zhvillimin e fotovoltaikës në përputhje me rekomandimet teknike të ofruara na paketa tenderuese. Një proces që duhet të përfundohet me një vlerësim të kujdesshëm mjedisor dhe social në mënyrë që të shmanget çdo ndalim ose vonesë e punës për faj te investitorit.
Rreziqet kryesore për investitorët
Normalisht në një projekt kompleks rreziqet mund të jenë të shumëfishta dhe duhet të parashikohen me analiza të ndjeshme për periudha prej 15, 30 ose më shumë vitesh. Kur të gjitha skenarët janë ndërtuar, është e nevojshme të punohet te zbuten rreziqet duke zhvilluar instrumente të garancisë. Ne veçanti për ato fiskale të preferuara do të ishte te zbatohen me mbështetjen e IFI.
Rezultatet e kësaj pune do të duhet te jenë rekomandimet e hollësishme për projekt-propozimin, hartimin dhe zbatimin, të cilat duhet të sjellin shpërndarjen e rreziqeve në mënyrë drejte, që investitorëve tu mbetet kryesisht vetëm rreziku i ndërtimit dhe operimit të projektit fotovoltaik. Në të gjitha rastet, zhvilluesi duhet të sigurojë që studimet teknike dhe implementimi i standarde të çojnë në një kuadër të mbështetjes bankare, por edhe në interesat e përshtatshme të kredisë.
Negocimi dhe nënshkrimi i kontratës së projektit
Çështjet e vështira, ne pamje te pare duket se janë përfundimi i procesit, pasi që autoriteti kontraktues do të negociojë dhe nënshkruajë kontratën me ofertuesin i cili paraqit propozimin të vlerësuar më të mirë dhe konkurrues. Megjithatë, duhet të kushtohet më shumë vëmendje gjatë negociatave, sepse kjo do të përbej kontratën e cila do te rregulloj marrëdhëniet ligjore ndërmjet palëve për kohëzgjatjen e kontratës. Rishikimet e pasme janë gjithmonë të mundshme, por më te vështira dhe te shtrenjta për t’u arritur. Te njëjta konsiderata vlejnë edhe për marrëveshjen e nënshkruar të blerjes së energjisë për kapacitetin 50 MW prej 15 vjetësh.
Megjithatë, mbajtur ne konsideratë se analizat teknike janë mbështetja dhe baza për çdo përmbushje te detyrimeve të ndërsjella midis palëve, dhe kohëzgjatja e kontratës së projektit është 30 vjet, me të drejtën e rinovimit, problemet janë të kuptueshme. Prandaj, thelbësore janë parashikimet e rreziqeve në kohe te gjate. Sa këtu, duhet bere brenda afatit te fundit për dorëzimin e ofertave me 17 shtatori 2018, dhe ekzekutimin e punës brenda 18 muaj nga data e hyrjes në fuqi të kontratës se projektit. Natyrisht, procesi i ofertave ka një vlerë të konsiderueshme prej 200,000 eurosh, e cila imponon shmangie të çdo vonese për shkak të investitorit.
Probleme në lidhje me ndërtimin dhe funksionimin
Pikërisht për të gjitha këto aspekte të mësipërme, shumë vëmendje duhet t’i kushtohet jo vetëm garës, por edhe fazës tjetër te mbikëqyrjes dhe monitorimit të shumë çështjeve inovative që do të duhet të zgjidhen në praktikë për herë të parë. Kjo do të bëjë të nevojshme që në një kohë të shkurtër të aktivizohen shumë mekanizma të garancive ne zinxhirin e gjatë që zakonisht ofrohen nga kompani të specializuara dhe të cilat në fund optimizojne kostot e kredive nga fondet e zhvillimit për një projekt vlerësuar ne mbi 50 milion euro (vlerësimi i projektit i llogaritur ne 70MW).
Shqipëria është në fazat e hershme të zhvillimit të teknologjive fotovoltaike. Kjo do të thotë se rreziku i dështimit për shkak të mungesës së standardeve dhe përvojës si mungesë e sigurimit të cilësisë (QA) është i lartë. Zbatimi i një kuadri gjithëpërfshirës të sigurimit të cilësisë kërkon një infrastrukturë fizike dhe institucionale, të njohur si infrastrukturë cilësore (IQ). IQ kërkon një qasje holistike, e cila përfshin jo vetëm pajisjet, por edhe sistemin e tërë, duke përfshirë projektimin, instalimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen.
Nevoja e njohjes më shumë rreth projektit PV Akerni
E gjithë kjo bën të nevojshme për të eksploruar sa më shumë që të jetë e mundur rreth projektit. Zhvilluesit që dëshironin të merrnin pjesë në procedurën e ofertimit duhet të paguanin tarifën e pjesëmarrjes në llogarinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës ne vlerën 2,000 Euro. Kjo jepte mundësinë e dërgimit te pyetjeve mbi procesin, deri më 24 gusht 2018. Autoriteti kontraktues organizoi gjithashtu një takim para-tenderimit, më 27 gusht 2018 në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe një vizitë në vend për të gjithë ofertuesit e përfshire në procedurën e tenderimit.
*Autori eshte Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë