Dhuna në familje ka shënuar rastin e radhës, të gruas që masakron burrin e saj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kullë të Durrësit, kur gruaja, 10 vjet më madhe në moshë, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikish ish-bashkëshortin e saj.
Pas denoncimit, Policia Vendore plotësoi kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin M. Q., vjeç 36, banues në fshatin Kullë, pasi ish bashkëshortja, L. U., vjeçe 46, banuese në Kullë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 02. 09. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin M. Q., vjeç 36, banues në fshatin Kullë, pasi ish bashkëshortja, L. U., vjeçe 46, banuese në Kullë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18. 12. 2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.