Home KRYESORE Konflikti në zonën bregdetare të Lezhës, Martin Doda u qëllua nga…

Konflikti në zonën bregdetare të Lezhës, Martin Doda u qëllua nga…

Mësohet detaje rreth ngjarjes së Lezhës, ku sot mbeti i plagosur, shtetasi Martin Doda, 34 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në mesditën në kryqëzimin e rrugës së Shënkollit me rrugën e Tales. Kujtojmë si i plagosuri dhe autorët janë banorë të zonës bregdetare të Tales në Lezhë.

Ende nuk dihen motivet e sherrit mes tyre. 34 vjecari u qëllua teksa ishte në makinë.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim se në vendin e quajtur ” Ura e Prekanit” në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit – Tales, është plagosur me armë zjarri shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Tale, i cili është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar shtetasve P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale , të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share: