Home KRYESORE Publikohet lista e 12 gazetarëve që morën azil jashtë vendit

Publikohet lista e 12 gazetarëve që morën azil jashtë vendit

“Janë 12 gazetarë që kanë përfituar apo janë duke ndjekur procedurat për azil” tha Aleksandër Çipa, si kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Sipas Çipës, jane edhe 34 gazetarë të tjerë të larguar nga Shqipëria duke fituar lotari dhe duke aplikuar për shtetësi.

Preteksti i të gjithë kërkesave është pamundësia për të jetuar në kushte sociale ekonomike dhe informalitetit në skenën mediatike shqiptare. Vendet më të kërkuara nga gazetarët janë Franca, Suedia, Gjermania, Anglia, Zvicra dhe Norvegjia.

“Bëhet fjalë për pakënaqësi për sistemin e pagave, për nivelin e pagave, për vonesën e tyre. Gazetarët në Shqipëri, në shumicën e rasteve, nuk marrin orët shtesë, nuk paguhen për vështirësisë për detyrimet financiare që përballojnë në kryerjen e profesionit në itinerare të ndryshme. Në shumicën e rasteve nuk u mjaftojnë të ardhurat që sigurojnë dhe një pjesë e tyre kanë vendosur të largohen nga vendi”, thotë Çipa.

Shqipëria numëron 75 televizione dhe 800 media online që janë hapur në 5 vitet e fundit. Në Shqipëri numërohen rreth 2600 gazetarë, sipas statistikave që disponon Unioni i Gazetarëve. /tch

Emrat e gazetarëve që kanë kërkuar azil, disa prej tyre krejt të panjohur:

1- Telnis Skuqi (korrespondent i Gjirokastrës)
2-Fatos Mahmutaj (gazetar kronike, ABC)
3-Gerti Xhaja (gazetar kronike, News 24, A1 Report)
4- Mirjeta Ngjela (prezantuese, bashkeshortja e Gerti Xhajes)
5- Arben Vata (redaktor Klan, TCH, analist në Mapo)
6- Ledja Canaj (redaktore rrethesh ABC)
7-Ismail Xhaferi ??
8- Florjan Papadhimitri (gazetar ekonomie, ish-zedhenesi i Genc Rulit)
9- Syrjeva Berberi ??
10-Sokol Peca (kameraman)
11-Hamza Hatika (fotograf)
12- Bled Delia ??

Share: