Home KRYESORE Vuçiç në Kosovë/Protestuesit i vënë flakën barrikadës, Presidenti Serb:

Vuçiç në Kosovë/Protestuesit i vënë flakën barrikadës, Presidenti Serb:

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk është lejuar të hyjë në Skënderaj, pas një vendimi urgjent të Kryeministrit të Kosovës Haradinaj. Në fakt ky vendim, ka ardhur pa protestës së banorëve të zonës, të cilët bllokuan aksin Skënderaj – Mitrovice duke ngritur edhe një barrikadë me drurë, të cilëve u kanë vënë flakën. Aleksandër Vuçiç do të shkonte në fshatin Banjë që banohet me serbë, por për të mbërritur aty duhej të kalonte nga Drenica, një nga zonat më prekura nga lufta.

Ndërkohë për mediat serbe, Vuçic ka deklaruar se do të kalojë nga një rrugë dytësore për të mbërritur në destinacion, ndërsa është shprehur se nuk do të ketë me vete asnjë gazetar.

Ministri i jashtëm i Kosovës Pacolli, ka deklaruar paralelisht se situata është nën kontroll dhe anulimi i vizitës ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. / Opinion.al

Share: