Home KRYESORE Hej, 360 gradë.al! A mund që A – ja t’i bëjë presion...

Hej, 360 gradë.al! A mund që A – ja t’i bëjë presion E – së?!!!

Nga Kasem Seferi

Vetëm të qëllimshmit/të paguarit dhe të paditurit mund të bëjnë “gafa” të llojit që Arben Ahmetaj t’i bëjë presion Edi Ramës, duke mbledhur biznesmenët që “ia dredhin”, më saktë bëjnë shmangie dhe evazion (largim i jashtëligjshëm nga pagimi i detyrimeve tatimore, si dhe i kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore).

A do të guxonte vallë Zoti Ahmetaj të kishte një “privilegj/përparësi” të tillë kundrejt Edi Ramës?!

Vetëm naivë dhe të paditur, si dhe të shitur mund ta “besojnë” një dukuri të tillë.

Duke qenë një njohës (pa modesti) i fortë (fjala më i miri i mbetet servilëve/që shiten sa herë duhet të politikës) i sistemit tatimor, po ju “kumtoj” vetëm një “gjë a gjëzë”:

Politikanë!

Analistë!

Profesionistë!

“Kafeneistë”!

Kërkoni “vetting” për kompanitë që kanë marrë konçensione nga Qeveria Rama 1 dhe 2 dhe do të shikoni që:

U ka rënë qarkullimi vjetor.

Kanë paguar më pak tatim për TVSH – në.

Kanë ulur pagimin e sigurimeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore, krahasuar me vite më parë (pavarësisht se edhe vite më parë kanë paguar më pak se sa duhej ligjërisht).

I kanë kompensuar këto me fitimet nga konçensionet.

Ditë më parë, pata shruar për parodinë e Komisionit të Ekonomisë, në lidhje me ndryshimet në buxhet.

Dhe …

Dikush (me respektin tim të veçantë për 360 gradë.al) na thotë se A – ja i bën presion E – së?!

A beson ndokush se “Trusti i lulelakrës” drejtohet nga “AA” dhe jo nga “ER”?!!!

Bertold Breht – i po të ishte gjallë do të kishte shkruar një dramë edhe më të fortë se “Arturo Ui”.

Me këtë rast më kujtohet një “poezi” e K.TH. Spirit:

Nuk është fjala për çudira
As për gjëra që s’kanë qenë
Por tani që morëm njoftime
Ashtu qoftë domethënë

Atëkohë ishte hequr feja në Shqipëri.

A duhet ta besojmë “fenë” e re “AA” i bën presioon “ER”?!

Kasem Seferi

Share: