Home KRYESORE “Lugina e Preshevës”, Haradinaj: Loja me kufij, eksperiment i rrezikshëm

“Lugina e Preshevës”, Haradinaj: Loja me kufij, eksperiment i rrezikshëm

Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë u pyet nga gazetarët se a e përkrah ai si kryeministër rezolutën e propozuar nga përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, për bashkim të Luginës me Kosovën. Duke mos u përgjigjur direkt, Haradinaj tha se si kryeministër i vendit e ka për detyrë të respektoj Kushtetutën e vendit.

“Ne do te mbajmë çdo herë vëmendjen dhe interesimin për Luginën e Preshevës. Detyra ime është zbatimi i Kushtetutës së vendit dhe ajo na obligon edhe në territor edhe në kufij”, tha Haradinaj.

Ai po ashtu shtoi se hapja e çështjes së kufijve është “Eksperiment i rrezikshëm dhe jam kundër këtyre lëvizjeve, dhe i sugjeroj që të gjithë të kenë parasysh këtë”. Ndërsa mes tjerash Haradinaj u pyet nëse ka mundësi që ai ta vizitojë Luginën e Preshevës në të ardhmen, me ç’rast tha se në emër të tij do ta bënte.

“Si Ramush Haradinaj po, si kryeministër nuk e di”, tha ai.

360grade.al

Share: